LAJMI I FUNDIT:

Gjyqësori në veri përballet me mungesën e stafit mbështetës

Gjyqësori në veri përballet me mungesën e stafit mbështetës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka organizuar Konferencën e tetë vjetore gjyqësore ku diskutua për reformat e sistemit të drejtësisë, arritjet që kanë ndodhur dhe sfidat që po përballet ky sistem.

Vëmendje të veçantë kishte integrimi i gjykatave në veri të Mitrovicës, ku u tha se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme ende po ka probleme.


Ndërsa u theksua se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk duhet të jetë vetëm për të siguruar liberalizimin e vizave, por për të garantuar edhe një të drejtë të qytetarëve .

Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se ky vit për sistemin e drejtësisë ka qenë sfidues. Sipas tij, pako e ligjeve që është miratuar në Kuvend të Kosovës është një dëshmi se ky sistem po bëhet edhe më i qëndrueshëm.

Ai shtoi se ende ka probleme në shtrirjen e plotë të drejtësisë në veri të Mitrovicës, pasi ka ende mangësi në staf dhe çështja e përkthimit të lëndëve.

“Këto prioritete përfshijnë përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e lëndëve, përmirësimin dhe menaxhimin e politikave të rregulloreve të KGJK-së, përmirësimin e funksionimit të sekretariatit të KGJK-së, rritjen e transparencës, performancën e llogaridhënies, përgatitja për integrimin e gjykatave në veri… Është përmbyllur me sukses rekrutimi i 37 gjyqtarëve të rinj, duke përfshirë shtatë gjyqtarë për nevojat e gjykatave… Integrimi i gjyqësorit nuk është që nuk përballet me sfida për shkak të numrit të posedueshëm të lëndëve të trashëguara dhe numrit të lëndëve në rritje… Një nga sfidat që përballet gjyqësori në veri është mungesa e stafit mbështetës administrativ për të komunikuar me një gjuhë e cila është e kuptueshme për të gjithë palët”, ka thënë, kryesuesi Idrizi.

Ndërsa, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci u shpreh se kësaj gjykate nuk i ka munguar guximi, pasi kanë akuzuar edhe njerëz të politikës për vepra penale. Ai shtoi se luftimi i korrupsioni nuk është e drejtë vetëm për të garantuar liberalizimin e vizave, por edhe për t’i garantuar gjithë qytetarëve këtë si të drejtë themelore e tyre.

“Përkundër mungesës së kapaciteteve profesionale, buxhetore që ka qenë në fillim, sepse tash ka një përmirësim. Gjykatat në Kosovë ia kanë dalur të zvogëlojnë numrin e lëndëve, ka shqiptuar dënime dhe për personat e politikës, qoftë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe gjëra të tjera penale… Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk është sfidë e jona vetëm për të siguruar liberalizimin e vizave, por para së gjithash për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve kosovarë pa dallim etnie”, tha kreu i Gjykatës Supreme, raporton KP.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se sistemit të drejtësisë me anë të ligjeve qe janë miratuar në Kuvend iu është dhënë fuqizim i madh për të qenë sa më efikas. Sipas tij, reformat veç janë të dukshme, ndërsa theksoi se njëra ndër iniciativat më të rëndësishme janë hartimi i masave konkrete që kanë qëllim fundin e tranzicionit.

“Kemi filluar reformën më të madhe në studimin e ligjit, rishikimin funksional të këtij sektori, ku shtyllë e veçantë i është kushtuar gjyqësorit për të parë se si mund të avancoj krijimi i një menaxhimi më efikas në qasje në drejtësi, si dhe administrimin e mirëfilltë të gjykatave. Ndër iniciativat jashtëzakonisht të rëndësishme të ndërmarra së bashku padyshim ka qenë agjenda: ‘Drejtësia njëzet-njëzet’ … Kemi hartuar masa konkrete që qëllim final e kanë fundin e tranzicionit.”, tha ministri, Tahiri.

Bashkëorganizatori i kësaj konference, ambasadori i OSBE-së, në Kosovë, Jan Braathu, tha se prania e shumicës nga sistemi i drejtësisë është një dëshmi që tregon përkushtimin për reforma në sistem të drejtësisë.

Sipas tij, arritje e lartë ka qenë tranzicioni ku rastet e monitoruara nga ndërkombëtarët, tani kanë kaluar tek gjyqtarët vendor.

“Besimi i publikut është jetik në mënyrë që gjyqësori të jetë tërsisht efektiv… ky është viti që është bërë tranzicioni, ku keni kaluar nga një sistem funksional, ku keni hetuar dhe marr raste nga bashkësia ndërkombëtare. Ka qenë një tranzicion i gjitha këtyre rasteve dhe ju keni vendosur për këto rasteve Kjo nuk ishte sfidë vetëm në rritjen e punës përgjegjësisë, por dhe rritjen e mundësisë për kontrollim nga publiku”, përfundoi ambasadori, Braathu.

Pjesë e kësaj konference ishte dhe Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili tha se reforma në sistem drejtësisë kanë ndodhur vazhdimisht, mirëpo, ato duhet të jenë me efikase. Sipas tij, ka dhe shumë sfida që duhet të përballen.

Kurse, drejtoresha e zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje, Christina Davis tha se tash është koha që tashmë të zbatohen ligjet që janë miratuara në Kuvend, pasi në ketë formë mund të arrijnë rezultate konkrete.

Cezary Michalcsuk, shef i divizionit për Sundimin e ligjit te BE-së, tha se qytetarët e Kosovës duhet të kenë gjyqësor të pavarur, gjyqësor efikas, që ndan drejtësinë shpejtë të paanshëm. Në mënyrë që njerëzit të mendojnë se askush nuk është mbi ligjin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori