LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen e shtatorit 2023 në Podujevë, babai akuzohet se porositi djalin ta kryente krimin

Gjykimi për vrasjen e shtatorit 2023 në Podujevë, babai akuzohet se porositi djalin ta kryente krimin

Gjykimi ndaj A.S. nuk ka arritur të mbahet sot në rastin që ai akuzohet se në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur kanë vrarë V.B., në shtatorin e vitit 2023 në supermarketin  “Interex” në Podujevë.

Me të filluar shqyrtimi fillestar të mërkurën më 03.04.2024 mbrojtësi i të akuzuarit, Besnik Berisha u deklarua se nuk kishte në posedim provat e aktakuzës, në këtë rast i akuzuari pritej të deklarohej lidhur me fajësinë e tij, pasi t’i lexohej aktakuza nga prokuroja, Dulina Hamiti.


“Jemi pajisur pjesërisht me shkresa të lëndës, ku përveç 21 CD-ve që mungojnë nga provat materiale, mungon edhe raporti i ekspertizës mjeko-ligjore i datës 20.10.2023 i përpiluar nga eksperti mjeko-ligjor, raporti analitik i video incizimeve së bashku në një CD, procesverbali për kontroll dhe të tjera”, tha Berisha.

Në mungesë të shkresave të lëndës Berisha kërkoi që seanca e sotme të shtyhet për një datë tjetër, deri kur prokuroria të plotësoj obligimin për pajisjen me shkresa të lëndës të akuzuarin dhe mbrojtjen.

Kurse Prokurorja e rastit Dulina Hamiti tha se shumëzimi i CD-ve është çështje e teknologjike dhe asgjë nuk varet nga ajo.

“Për CD janë në shumëzim e sipër, ato prej teknologjisë, se nuk varen nga unë. Ajo është teknologji, e cila kur te mbërrin me i shumëzu na veç jemi gati me ju pajis, kurse eventualisht nëse vetëm ka metë ndonjë shkresë pa ju fotokopju të gjitha kemi kërku prej stafit të zyrës me u shumëzu shkresat asnjë problem nuk ka, të gjitha pajiset, nëse ka mbet eventualisht ato që po i potencon, megjithëse ne i kemi thënë të gjitha me i shumëzu”, tha Hamiti

Në këto rrethana Gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku e obligoi prokuroren që të pajis me shkresa të lëndës palët në procedurë në një afat të arsyeshëm.

Sipas aktakuzës i pandehuri për shkak të një mosmarrëveshje më të ndjerin V.B  dhe Shaban Rushiti në vitin 2022, ka porositur djalin e tij të mitur për vrasjen e tashmë të ndjerit V.B..

Aktakuza thotë se më 11.09.2023 rreth orës 11:30 i pandehuri A. S. me djalin e tij të mitur kanë vëzhguar për rreth një orë rrugën pranë lokalit “Interex” deri në momentin kur e kanë parë të ndjerin duke hyrë në brendi të lokalit me bashkëshorten e ti dhe fëmijën e tyre 4 vjeçar.

I pandehuri dhe djali i tij i mitur sipas aktakuzës dalin nga restoranti që gjendet tek objekti i lokalit. I akuzuari sipas prokurorisë e orienton djalin e tij të mitur që ti vihet pas të ndjerit, ndërsa vetë vazhdon rrugën për të dalë jashtë lokalit.

Në brendi të lokalit të “Interex” djali i tashmë të akuzuarit nga mbrapa shkon tek viktima i cili së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 4 vjeçar  ishte duke qëndruar tek sektori i qumështit, dhe shtin dy herë në drejtim të viktimës. Njëri plumb e godet në shpinë kurse tjetri në qafë.

Sipas prokurorisë, njëra nga predhat e ka goditur bashkëshorten e të ndjerit, e cila kishte filluar të vrapoj që nga momenti kur kishte dëgjuar krismat.

Tutje, akti akuzues thotë se i mituri pasi kishte goditur dy herë viktimën, nga një çantë dore kishte nxjerrë një tjetër revole duke e goditur edhe katër herë të tjera në kokë të ndjerin.

Pasi kishte shkrepur të dy armët, prokuroria thotë se i mituri me shpejtësi largohet na vendi i ngjarjes kurse tashmë i akuzuari, A.S. Syla hyp në veturën e tij dhe largohet për në drejtim të shtëpisë së tij. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori