Tërheqja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nga 12 dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po vlerësohet si e duhur dhe pritet që të ndikojë në përshpejtimin e fundit të gjykimit.
Epilogu përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk duket të jetë shumë afër.
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, nuk ka shkurtuar kohën për paraqitjen e provave.
Ashtu siç kishte qenë që nga fillimi, ZPS-ja do përfundoj me provat e saj në prill të vitit të ardhshëm.
Pas kërkesës së Dhomave të Specializuara, ZPS-ja ka nxjerrë një parashtresë, me të cilën ka njoftuar të premten se nuk do të mbështetet në deklaratat e 12 dëshmitarëve në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndërkohë që në njërën nga konferencat mbi ecurinë e çështjes, e mbajtur muajin e kaluar, ZPS kishte njoftuar se kanë mbetur edhe 65 dëshmitarë për tu dëgjuar në gjykatë, e planifikohej që mbi 50 dëshmi të dorëzoheshin me shkrim.
Sipas avokatit të akredituar nga Specialja, Taulant Hodaj, ky veprim i ZPS-së pritet të ndikojë që procesi gjyqësor të përfundojë më shpejt sesa që planifikohet.
“Dhe është konform afatit që i ka përcaktuar trupi gjykues, prokurorisë që të kryej dëshmitarët e tyre deri në mars, prill të vitit të ardhshëm. Dhe nëse shkon me këtë tempo pritet që të përfundojë të gjithë dëshmitarë dhe në këtë drejtim prokuroria e ka shkurtuar listën në mënyrë që t’i përmbahet këtij afati. Kjo normal se mund ta shkurtoj kohën për përfundimin e gjykimit, dhe pas dëshmitarëve të prokurorisë është radha për dëshmitarë të mbrojtjes dhe pritet që deri në fund të vitit të ardhshëm të përfundojë ky gjykim”, ka thënë Taulant Hodaj – avokat.
Njëjtë mendojnë edhe dy avokatë të tjerë, të cilët po ashtu vlerësojnë se procesi është duke u stërzgjatur.
“Shkon në funksion të shkurtimit të procedurë se tashmë është e konfirmuar se është e stërzgjatur meqë është detyrë e prokurorit që të përkujdeset që të sigurojë prova fajësuese, e edhe shfajësuese. Vlerësoj se pala mbrojtëse duhet të analizojë me kujdes këto dëshmi në rast se janë relevante dhe më tepër nëse shkojnë në favor të të akuzuarve në këtë proces gjyqësor”, ka thënë Ardian Bajraktari – avokat.
“Një gjë e tillë ndikon në përshpejtimin e procesit gjyqësor, pra sa më pak dëshmitarë aq më shumë i afrohemi fjalës përfundimtare të cilët do ta jepin palën në fund të procesit gjyqësor, e cila duhet të kulmoj edhe me shpalljen e vendimit më pas, ndërkaq përfundimi i një procesi gjyqësor në kohë sa më të shpejte dhe më të arsyeshme është rregull dhe parim që duhet të zbatohet”, ka thënë Meshari Selimaj – avokat.
Edhe në të kaluarën ZPS-ja ka hequr dorë nga disa dëshmi të dëshmitarëve, e po shumë të tjera janë dorëzuar me shkrim. Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit ka nisur në prill të vitit 2023, derisa në paraburgim janë që nga viti 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

As tentimi i 46-të nuk sjell zgjidhje për Kuvendin e Kosovës, vazhdon bllokada

Nga kush frikësoheshin ushtarët e UÇK-së gjatë stërvitjeve në Shqipëri? - Rrëfehet ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci

Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak - do ndërtoj sërish

Ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët: Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga false në Han të Elezit, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë