LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha, dëshmitari përmend marrëveshje për territore mes Kosovës dhe Serbisë

Gjykimi ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha, dëshmitari përmend marrëveshje për territore mes Kosovës dhe Serbisë

Në gjykimin kundër ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-drejtorit të prokurimit publik, Fitim Musafa dhe tre ish-sekretarët e kësaj ministrie, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani që po përballen me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare për rastin e kontratave lobuese, dëshmitari thotë se ka pasur një dokument nga kompania, që ka folur për marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Në gjykimin e sotëm u dëgjua eksperti financiar dhe i prokurimit Agim Sheqiri dhe dëshmitari i ftuar nga prokuroria Valon Januzi.


Për arsye se dëshmitari i ftuar nga prokuroria Valon Januzi ka vendbanim jashtë territorit të vendit, trupi gjykues vendosi që të ndërpritet dëshmia e ekspertit dhe të vazhdohet me dëshminë e dëshmitarit.

Dëshmitari Januzi në kohën kur pretendohet se është kryer vepra, kishte punuar në Ministrinë për Integrime Evropiane.

Ai deklaroi se është në njohuri për këtë kontratë sepse vetë bashkë me dy kolegë kishte qenë pjesë e komisionit të brendshëm të asaj ministrie për të vlerësuar performancën dhe dokumentacionin e operatorit ekonomik që ka aplikuar për prokurim publik.

Ai tha se komisioni në fjalë nuk e kishte aprovuar operatorin dhe kishte lëshuar vendim refuzues, vendim i cili sipas dëshmitarit asnjëherë nuk ishte protokolluar.

Dëshmitari shprehu dyshimet e tij në lidhje me këtë kontratë prandaj edhe të njëjtën në shkurt të vitit 2020 e kishte raportuar në Agjensionin Kundër Korrupsionit (AKK).

“Unë kam filluar të dyshoj për këtë kontratë meqë, operatorit i kemi kërkuar disa herë informacionë shtesë, sepse nuk ka dorëzuar dokumentacion të besueshëm, krejt çka ka dorëzu kanë qenë screenshots të artikujve nëpër media franceze, dhe një dokument me shënim ‘Analizë e rrugës së Kosovës në BE’”, tha dëshmitari.

Dëshmitari deklaroi se në atë dokument është folur edhe për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim territoresh.

“Në faqen e dytë të këtij raporti ata flasin për një marëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse flasim për kohën që bëhet fjalë është koha kur janë diskutuar kufijt, koha e modifikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha dëshmitari.

Sa i përket dëshmisë së ekspertit, eksperti kishte hartuar një ekspertizë ku ka shpjeguar procedurat e prokurimit publik e sot iu përgjigj pyetjeve të disa prej mbrojtësve.

Eksperti në ekspertizë kishte vlerësuar se për rastin e kontratës, e cila është edhe arsyeja pse po akuzohen tani të akuzuarit, ajo kontratë nuk ka mundur të lidhet me procedurën që është lidhur dhe është procedurë e negociuar.

Eksperti edhe në seancë deklaroi se kontrata nuk mund të jetë e njëanshme sepse për të qenë e tillë duhet të plotësohen disa parakushte që sipas tij nuk janë plotësuar.

“S’ ka mundur të jetë kontratë e njëanshme, nuk ka mundur të jetë një kompani në tërë globin që ofron shërbime të tilla, që ka ekskluzivitet për këto shërbime, sepse duhet të sigurohet që dikush e ka ekskluzivitetin kur të hyn në procedurë të negociuar”,  tha eksperti Sheqiri.

I njëjti në seancë theksoi se vlerëson se ministrja nuk ka kompetencë ligjore që të obligojë zyrtarin e prokurimit se çfarë procedure të përdorë gjatë prokurimit publik.

Dhurata Hoxha bashkë me drejtorin e prokurimit, Fitim Mustafa, dhe tre ish-sekretarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Demush Shasha, Kushtrim Cukaj dhe Nuhi Osmani, po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës se kishin keqpërdorur pozitën dhe detyrat e tyre me rastin e inicimit dhe nënshkrimit të kontratës për lobim me kompaninë franceze.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit pasi vitin e kaluar KALLXO.com kishte shfaqur hulumtimin se si paratë e taksapaguesve ishin përdorur për të lobuar për ndryshim të kufijve.

Hulumtimi kishte zbardhur se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Asokohe, kjo ministri drejtohej nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa po i akuzon se i kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke nënshkruar kontrata me vlerë disa mijëra euro dhe duke i mundësuar operatorëve të ndryshëm ekonomik përfitimin e dobisë pasurore.

Më 1 shtator 2021 ish-ministrja dhe zyrtarët e tjerë u deklaruan të pafajshëm për aktakuzën e Prokurorisë Speciale. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori