LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi i i Remzi Shalës, refuzohen propozimet e Prokurorisë dhe mbrojtjes për dëgjimin e dëshmitarëve dhe ballafaqimin mes tyre

Gjykimi i i Remzi Shalës, refuzohen propozimet e Prokurorisë dhe mbrojtjes për dëgjimin e dëshmitarëve dhe ballafaqimin mes tyre
Foto nga arkivi

Gjykata Themelore në Prizren, të enjten, ka refuzuar propozimin e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Haki Gecaj për dëgjimin e dëshmitarit Altin Zyrapi dhe propozimin e mbrojtësit të akuzuarit Remzi Shala, avokat Blerim Mazreku për dëgjimin edhe njëherë të dëshmitarëve Ganimete dhe Nuhi Zyrapi dhe ballafaqimin e tyre me dëshmitarët Ymer Gashi dhe Blerim Kuqi.

Shala, i njohur si komandant “Molla e Kuqe” po akuzohet se së bashku me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë H.P nga shtëpia e tij dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.


Këto propozime, janë refuzuar nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, me arsyetimin se dëgjimi i dëshmitarëve nuk do të ndihmonte në zbardhjen e fakteve, sipas vërejtjeve të dhëna nga aktgjykimi i Gjykatës Supreme.

“Të gjitha këto për arsye se duke vepruar edhe në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme dhe vërejtjeve të dhëna në bazë të propozimit se kush e ka urdhëruar të akuzuarin Remzi Shala, trupi gjykues konsideron se dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nuk ndihmon në zbardhjen e këtyre fakteve”, ka thënë gjykatësja Elezi.

Avokati Mazreku ka propozuar që të dëgjohen edhe një herë dëshmitarët Zyrapi dhe të bëhet ballafaqimi i tyre me dëshmitarët Gashi dhe Kuqi, ngase të njëjtit, dëshmitë e dëshmitarëve Zyrapi i kanë cilësuar si të pavërteta.

“Propozoj dëgjimin edhe njëherë të dëshmitarëve Nuhi Zyrapi dhe Ganimete Zyrapi si dhe ballafaqimin e dëshmitarëve Nuhi Zyrapi, Ganimete Zyrapi, Ymer Gashi dhe Blerim Kuqi, kjo për faktin se dy dëshmitarët e propozuar nga përfaqësuesi i të dëmtuarit kanë dëshmuar për fakte të cilat sipas dëshmitarëve Ymer Gashi dhe Blerim Kuçi janë tërësisht të pavërteta”, ka thënë Mazreku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Gecaj ka propozuar që si dëshmitar të dëgjohet Altin Zyrapi, për të vërtetuar se a ka pasur komunikim i njëjti me dëshmitarin Kuqi. Gecaj nuk e ka kundërshtuar propozimin e avokatit Mazreku, për dëgjimin edhe një herë të dëshmitarëve dhe ballafaqimin e tyre.

Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Zenel Përteshi, avokati Asdren Hoxha ka kundërshtuar propozimet e avokatit Mazreku me arsyetimin se lidhur me vërtetësinë e dëshmive të dëshmitarëve vendos trupi gjykues. Ndërsa, propozimin e prokurorit Gecaj për dëgjimin e dëshmitarit Zyrapi e ka konsideruar të panevojshëm me arsyetimin se nuk i ndihmon objektit të akuzës.

Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Kuqi, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Mazreku, ka thënë se nga fundi i qershorit, datat 27, 28 qershor deri në fund të korrikut të vitit 1998, ka qenë në shtëpinë te dajtë e tij Ismet, Haxhi, Bexhet dhe Nuhi Zyrapi, të cilët kanë pasur shtëpi të përbashkët në fshatin Studençan.

Dëshmitari Kuqi ka thënë se në faqen “Betimi për Drejtësi” ka lexuar se në shtëpinë e Nuhi Zyrapit janë qep emblemat dhe uniformat e UÇK-së dhe janë mbajtur barnat. I njëjti ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtet sepse uniformat janë qep në shtëpinë e Afrim Zyrapit, ndërsa për barna të cilat kanë qenë në shtëpinë e Zyrapit është kujdesur Veton Rexhep Kabashi.

Kuqi ka thënë se gjatë kohës sa ka qëndruar në shtëpinë e vëllezërve Zyrapi, aty kishte qenë edhe Ganimete Zyrapi. Ai ka mohuar të ketë ndodhur ndonjë situatë e pazakontë mes kësaj të fundit dhe ndonjë pjestari të UÇK-së.

Tutje, Kuqi ka thënë se nga Altin Zyrapi, djali dëshmitarëve Zyrapi, i është kërkuar që të mos dëshmojë në gjykatë, e nëse i njëjti e bënë një gjë të tillë, do të dërgojnë dëshmitarë të tjerë për të demantuar deklaratën e tij.

“Në momentin që më është përmendur emri im dhe i Ymer Gashit në gjykatë, më ka shkru në aplikacionin “Whats App”, më ka shkruajt djali i Nuhi dhe Ganimete Zyrapi, filimisht i ka shkru vajzës së dajës Ismet, Gresa Zyrapit i ka thënë thuj hallës, domethënë për nanën tem, le t’i thotë djalit të vet domethënë për mua mos shko në gjykatë”, ka thënë Kuqi.

Dëshmitari Kuqi ka thënë se të akuzuarin Shala e ka familjar e që të njëjtin asnjëherë nuk e ka parë në shtëpinë te dajtë e tij

Më tej, dëshmitari ka thënë se me Ymer Gashin është takuar  dhe se kanë biseduar lidhur me bisedën që kishte bërë Gashi me Ganimete Zyrapin.

“Po, kam biseduar me Ymerin i njëjti më ka thirr në telefon me 18 shkurt dhe ka kërku m’u taku te restorant “ADEA” në Shirokë edhe më ka tregu që e ka zhvillu një bisedë me Ganimete Zyrapi në rrjetin social “Facebook” edhe m’i ka tregu çka ka bisedu me Ganimete Zyrapin…Edhe një moment Ymer Gashi i thotë muj me ti demantu disa dëshmi të rrejshme, Ganimetes i drejtohet. Përgjigja e saj është “nashta disa po daj, po krejt jo”. Le të vjen kallzon çka ka rrejtë se çka ka thënë të vërtet na e dijmë”, ka thënë Kuqi.

Ndërsa, në pyetjet e prokurorit Gecaj, dëshmitari Kuqi ka thënë se si pjesëtar i UÇK-së ka qenë i regjistruar nga 1 prilli 1999 deri në përfundim të luftës.

Mirëpo, Kuqi tha se gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e dajve të tij nuk kishte zhvilluar ndonjë aktivitet për UÇK-në.

Tutje, Kuqi ka treguar se Sami Kuqi ka qenë pjesëtar i UÇK-së, por që nuk është në dijeni nëse ka vepruar në ndonjë njësi me të akuzuarin Shala.

I njëjti ka thënë se të ndjerin H.P nuk e ka njohur dhe se gjatë asaj kohe nuk është përmendur ndonjëherë emri i tij në shtëpinë te dajtë e tij.

Kurse, në pyetjet e avokatit Hoxha, Kuqi ka deklaruar se gjatë kohës së luftës, nuk e kishte takuar asnjëherë të akuzuarin Shala.

Në deklarimet e tij, Kuqi ka thënë se nëna e tij, N. asnjëherë nuk e ka njoftuar se gruaja e të akuzuarit Shala kishte qenë në shtëpinë e tyre për të biseduar.

Ai shtoi se Nuhi Zyrapi është daja i tij dhe se që 24 vite asnjëherë nuk ka biseduar për rastin e të akuzuarit Shala, se nuk ka dhënë dëshmi sa kishte qenë gjallë I.Z, por deklaratën e ka dhënë pas vdekjes së tij, në mënyrë që të dëshmojë se çfarë të dojë.

Në fund, Kuqi ka thënë se personi me emrin Bashkim Ndrecaj ka qëndruar tërë kohën me të akuzuarin Shala gjatë kohës së luftës dhe se për këtë ekzistojnë edhe video incizime.

Pas kësaj, i akuzuari Shala ka propozuar që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet Bashkim Ndrecaj dhe të bëhet shikimi i video incizimeve. Mirëpo, këtë propozim, e ka refuzuar gjykatësja Elezi.

Vërejtje në deklarimet e dëshmitarit Kuqi, ka paraqitur avokati Hoxha, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë bërë prokurori Gecaj dhe avokati Mazreku.

Për shkak përfundimit të orarit të punës seanca e sotme është ndërprerë, kurse seancat e radhës janë caktuar të mbahen më 22 maj dhe 7 qershor 2023.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në korrik të 2019-ës, kishte marrë aktgjykim, me të cilin të akuzuarin Shala e kishte shpallur fajtor për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile, duke e dënuar me 14 vjet burg.

Pas ankesës së mbrojtjes, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke ia zbritur dënimin Shalës në 10 vjet burgim.

Kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatë Supreme kishte parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Natal Bullakaj.

Gjykata Supreme, në maj të vitit 2020 e kishte kthyer rastin në rigjykim në shkallën e parë.

Ish-komandanti i UÇK-së, i njohur si komandant “Molla e Kuqe”, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për vrasjen e një civili gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shala akuzohet nga PSRK se gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 26 qershor 1998, duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), së bashku edhe me disa pjesëtarë tjerë të paidentifikuar, kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën H.P.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Remzi Shala, i cili ishte i vetmi pa maskë në kokë, së bashku edhe me 5-6 pjesëtarë tjerë të UÇK-së, të maskuar, nën dyshimin se i ndjeri ishte bashkëpunëtorë i forcave serbe, kanë shkuar në fshatin Duhël dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur.

Në aktakuzë thuhet se djali i viktimës, A.P, i kishte parë ata të largoheshin, së bashku me babanë e tij, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi i pajetë i të ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës, afër qendrës së fshatit Duhël.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori