LAJMI I FUNDIT:

Gjykatës e karabinierë nga Italia në Shëngjin, zbulohet si do të funksionojë kampi i emigrantëve

Gjykatës e karabinierë nga Italia në Shëngjin, zbulohet si do të funksionojë kampi i emigrantëve

Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e një kampi azilkërkuesish në zonën e Lezhës, detaje të reja kanë nisur të zbulohen, kryesisht për mënyrën sesi do të funksionojnë strukturat në Shëngjin e Gjadër që do të presin mbi 30 mijë emigrantë në vit.

Avokati shqiptar që operon në Firenze, Orient Hoxha në  A2CNN zbuloi koston financiare të këtij projekti dhe mënyrën sesi italianët do të operojnë dhe kontrollojnë këto struktura akomoduese që do të ngrihen për të pritur emigrantët e ardhur nga Afrika.


Sipas Hoxhës pritet që zbatimi i marrëveshjes t’i kushtojë buxhetit të qeverisë Meloni rreth 200 milionë euro në vit.

“Mesatarisht rreth 200 milionë euro në vit është kostoja që flitet. Në fillim do të investohen rreth 70 milionë euro për të bërë strukturat, për të organizuar e kompletuar gjithçka. Do jenë mesatarisht rreth 36 mijë azilkërkues në vit që do menaxhohen aty brenda.”

Po ashtu sipas tij në pikën e pritjes që do të ngrihet në Shëngjin do të vendosën policë italianë. Sa i përket gjyqeve, ato me shumë gjasë do të zhvillohen online, por nuk përjashtohet mundësia që edhe trupat e drejtësisë të stacionohen në Lezhë.

“Të gjitha kostot si në Gjadër si në portin e Shëngjinit, të gjitha do jenë kompetencë e Italisë. Në portin e Shëngjinit do të ketë një perimetër rreth 240 metër, i cili do të jetë i rrethuar dhe do bëhet një tip hot-spoti, ose tip filtri për të gjithë emigrantët. Pastaj do të kalojnë në Gjadër ku do të ndërtohet një ndërtesë që do jetë rreth 80 mijë metër katrorë dhe do jetë e gjitha kompetencë e shtetit italian, pasi do të jetë e përbërë nga personel i kuesturës së Romës dhe gjykatës të Romës.  Nuk është akoma e qartë por unë besoj se policia do jetë e transferuar atje, kurse komisionet që vendosin dhe gjyqtarët mund t’i bëjnë me video-call. Është një praktikë që është bërë normale. Edhe gjatë pandemisë shumë gjyqe penale janë bërë me video-call.”

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori