LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 16 vite burg personi që vrau 17-vjeçarin Shkelqim Pllana

Dënohet me 16 vite burg personi që vrau 17-vjeçarin Shkelqim Pllana

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 16 vite e 6 muaj burg L.Perveticën për për vrasjen e të miturit Shkelqim Pllana në dhjetorin e vitit të kaluar në qytetin e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar përmes një komunikate për media, Gjykata Themelore e Prishtinës, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda.


Siç sqaron Gjykata, vrasja kishte ardhur si pasojë e mosmarrëveshjes ndërmjet dy personave të cilët kishin qenë edhe shokë të gushtë. Ajo përplasje më vonë kishte rezultuar edhe me një konflikt në të cilin L.Përvetica e kishte qëlluar katër herë me thikë të ndjerin Shkelqim Pllana.

Pas këtij sulmi me thikë, SH.P nuk kishte arritur t’iu mbijetonte plagëve dhe kishte ndërruar jetë në QKUK.

Njoftimi i Gjykatës:

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit L.P

Prishtinë, 12 tetor 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të

Rënda ka shpallur Aktgjykimin me numër PKR.nr.128/18 kundër të akuzuarit L.P.

I akuzuari L.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim unik në kohëzgjatje prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vite 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari L.P me dt. 09.12.2017, rreth orës 19.00, në Prishtinë me dashje kishte privuar nga jeta të miturin- tani të ndjerin SH.P në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ishin fjalosur dhe kishin filluar ta godasin me grushte njëri tjetrin, ndërsa më vonë i akuzuari L.P e thërret përsëri tani të ndjerin SH.P që të takohen dhe në atë moment e kishte goditur katër herë me thikë, ku më pas i ndjeri pas plagëve që kishte marr nuk arrin të mbijetojë dhe ndërron jetë në QKUK.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori