LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore pezullon revokimin e licencës për kompaninë e sigurimeve ‘Kosova e Re’, Banka Qendrore do t’i drejtohet Apelit

Gjykata Themelore pezullon revokimin e licencës për kompaninë e sigurimeve ‘Kosova e Re’, Banka Qendrore do t’i drejtohet Apelit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar revokimin e licencës për kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”.

Kjo u bë e ditur në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ku edhe po raporton guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.


Ndaj këtij vendimit të Themelores, BQK thotë se do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Anëtarët e pozitës kanë pyetur për vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e tërheqjes së licencës së kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”.

Për këtë, guvernatori Mehmeti ka thënë se do të apelohet në Gjykatë të Apelit. Po ashtu, sipas tij janë ndjekur të gjitha hapat ligjor.

“Nuk kemi vendim final, është masë e përkohshme. Ne e kemi kontestuar këtë masë të përkohshme dhe do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Mehmeti, raporton KP.

Më tej, ai ka shtuar se si pasojë e keqmenaxhimit të kësaj kompanie, ka ndikuar në marrjen e licencës.

Ndërkaq, zëvendësguvernatori Sokol Havolli shtoi se ky vendim përbën shkelje ligjore.

“Vendimi i Gjykatës Themelore përbën në vete shkelje ligjore. Ne do e apelojmë brenda afatit. Nuk ka pasur rrëzim të vendimit të Bankës Qendrore”, shtoi Havolli.

Kryesuesi i Komisionit, Armend Muja ka pyetur për numrin e policave të sigurimit që janë paguar gjatë vitit.

“Diku përafërsisht 99 milionë, 52 për qind janë të dedikuara për dëme”, ka thënë Mehmeti.

Para anëtarëve të komisionit për Buxhet, guvernatori Mehmeti ai ka siguruar se nuk do të ketë rritje të çmimeve të sigurimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori