Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka emëruar gjyqtarin, Arben Hoti, si koordinator të kësaj gjykate për rastet e medieve dhe gazetarëve.
Emërimi i gjyqtarit Arben Hoti, si koordinator për rastet e medieve dhe gazetarëve vjen pas një takimi të zhvilluar ditë më parë ndërmjet përfaqësueseve të AGK-së, me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin dhe kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, me ç’rast ju është dorëzuar kërkesa zyrtare për emërimin e një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke e parë kështu ngarkesën e madhe të cilën e ka kjo gjykatë me lëndët e medieve dhe gazetarëve.
“Ju njoftoj se për rastet e medieve dhe gazetareve që trajtohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kemi emëruar koordinator, gjyqtarin-nënkryetarin e Gjykatës, z. Arben Hoti. Andaj, për çdo rast (lëndë) që trajtohet në GJTH të Prishtinës dhe degëve të saj, mund ta kontaktoni gjyqtarin Hoti”, bënë të ditur kryetarja Bytyçi.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur emërimin e koordinatorit Hoti në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Besojmë se tani e tutje këto lëndë do të trajtohen me prioritet dhe seriozitet nga ana e gjykatës, gjë që pashmangshëm do të ndikoj në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve në Kosovës si dhe rritjen e profesionalizmit te mediet. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon të gjitha mediet dhe gazetarët të cilët gjenden në çfarëdo kontesti gjyqësor, qoftë civil apo penal, e që janë në pritje të procedimit të rasteve, të na kontaktojnë duke na e dërguar numrin e lëndës, sepse do të krijohet një databazë me rastet e medieve dhe gazetarëve, e cila, do t’i dorëzohet koordinatorit të sapo emëruar, në mënyrë që këto lëndë të marrin një epilog sa më të shpejtë gjyqësorë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Ndryshe, përveç koordinatorit të sapoemëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, edhe Prokuroria e Shtetit ka emëruar një Koordinator Nacional për rastet e gazetarëve si dhe në secilën Prokurori Themelore është caktuar nga një koordinator i posaçëm cili do të merret ekskluzivisht me lëndët e gazetareve.
AGK vlerëson përkushtimin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që më në fund rastet e gazetarëve të trajtohen me prioritetin dhe seriozitetin maksimal, duke ndikuar kështu që të krijohet një ambienti i përshtatshëm dhe i sigurt në të bërit gazetari në vend. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!