Angela Griep, shefe për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka dhënë informacionet e fundit mbi gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe për rastin e Pjetër Shalës.
Në lidhje me çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, Griep, tha se versioni i redaktuar i “Raportit të Katërmbëdhjetë mbi Kërkesat e Viktimave për Pjesëmarrje në Proces”, i cili fillimisht është dorëzua si konfidencial, është bërë publik më 23 gusht dhe se mund të gjendet në ueb-faqen e DHSK-së.
Sipas saj, në këtë raport, Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave i ka përcjellë trupit gjykues kërkesat e nëntë viktimave, me rekomandimin që ato të pranohen, të marrin pjesë në proces si pjesë e grupit të viktimave pjesëmarrëse.
E njëjta tha se më 23 gusht, Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kundërshtimin nga mbrojtja, ndaj vendimit të trupit gjykues për t’i lejuar ZPS-së të paraqiste për pranim, prova të cilat nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë prej dëshmive të dëshmitarëve.
Kurse, bëri të ditur se seancat për këtë çështje do të rifillojnë të hënën e ardhshme, më 28 gusht.
Sa i përket çështjes së Shalës, Griep, ka njoftuar për pikat e rendit të ditës që janë diskutuar në seancën e sotme, në konferencën për përgatitjen e mbrojtjes.
Po ashtu, ajo tha se trupi gjykues ka pranuar një numër provash gjatë javës së kaluar, duke miratuar një numër kërkesash të Prokurorisë, mbrojtjes dhe mbrojtësit të viktimave.
Tutje, ajo bëri të ditur se javën e kaluar është bërë publik një vendim i mëhershëm në lidhje me pranimin e provave në këtë çështje gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas saj, në vendimin e 4 korrikut 2023, trupi gjykues ka pranuar si prova deklaratat me shkrim të pesë dëshmitarëve që nuk është e mundur të dëshmojnë në gjykatë, katër prej të cilëve shkaku se kanë ndërruar jetë.
Griep, tha se trupi gjykues e ka bazuar vendimin në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave dhe në vendimin që mori për secilën deklaratë me shkrim që ndër faktorë të tjerë, deklarata ishte e besueshme, që nuk cenonte dhe nuk binte ndesh me të drejtat e të akuzuarit, dhe se ishte relevante dhe autentike.
Gjithashtu, Griep ka dhënë informacione edhe në lidhje me çështjen gjyqësore të Salih Mustafës.
Ajo tha se Paneli i Apelit ka caktuar mbajtjen e një seance të apelit më 26 dhe 27 tetor 2023.
Griep bëri të ditur se sipas rendit të ditës, në seancë do të përfshihen deklarata të Kryegjykatëses dhe argumente me gojë nga mbrojtja, Prokuroria dhe mbrojtësja e viktimave.
Krejt në fund, ajo informoi se më 18 gusht, ZPS ka njoftuar gjykatësin e vetëm të DHSK-së se Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj Driton Lajçit.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Berisha nga “Vatra”: Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Nuk ka kuadër dhe interes për të studiuar meteorologji në Maqedoninë e Veriut

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur – s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit