LAJMI I FUNDIT:

Gjykata sot vendos për grabitësit e aeroportit të Rinasit

Gjykata sot vendos për grabitësit e aeroportit të Rinasit

Gjykata e Krujës do të vlerësojë gjatë ditës së sotme masat e sigurisë për 5-të të arrestuarit e grabitjes së aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ku pak ditë më parë u grabitën 995 mijë euro, të cilat po transportoheshin për jashtë vendit nga një bankë e nivelit të dytë.

Pesë të ndaluarit, pjesë e sigurisë së aeroportit do të dalin para trupit gjyqësor të Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë.


Në një njoftim për media nga Gjykata bëhet e ditur se ata akuzohen për shpërdorim detyre.

Grabitja shokoi Tiranën, pasi ndodhi në mes të ditës, brenda pistës së aeroportit, edhe pse ky i fundit u deklarua nën masa të rrepta sigurie. /Telegrafi/