LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ruse gjobit gruan e Alexei Navalnyt, Yulian

Gjykata ruse gjobit gruan e Alexei Navalnyt, Yulian

Më 1 shkurt, gjykata e Shcherbinski në Moskë gjobiti Navalnayan me 265 dollarë.

Yulia Navalnaya u ndëshkua në gjykatë për pjesëmarrje në tubime gjatë fundjavës (30-31 janar) në mbështetje të burrit të saj, politikanit të opozitës dhe kritikut të Kremlinit, Alexei Navalnyt.


Shkon në 4700 numri i protestuesve të arrestuar në Rusi, lirohet bashkëshortja e Navalnyt
Lexo po ashtu Shkon në 4700 numri i protestuesve të arrestuar në Rusi, lirohet bashkëshortja e Navalnyt

Një ditë më parë, ajo u arrestua nga policia në Moskë ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë protestuan pavarësisht temperaturave të ulëta dhe arrestimeve të mundshme për të mbrojtur Navalnyn, raporton skynews.

Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me qeverinë e presidentit, Vladimir Putin mbi një varg çështjesh duke filluar nga korrupsioni në rënien e standardeve të jetesës.

Ndryshe, rreth 5000 protestues rus deri më tani raportohet se janë arrestuar nga forcat policore. /Telegrafi/