LAJMI I FUNDIT:

Gjykata pakistaneze padit ish-kryeministrin për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Gjykata pakistaneze padit ish-kryeministrin për nxjerrje të sekreteve shtetërore

Gjykata në Pakistan akuzoi sot ish-kryeministrin Imran Khan për nxjerrje të sekreteve shtetërore, një goditje e re për liderin e burgosur që dëshiron të kandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Aktakuza i referohet një kabllogrami konfidencial të dërguar në Islamabad nga ambasadori pakistanez në Uashington vitin e kaluar. Khan akuzohet se e ka bërë publike, transmeton Telegrafi.


Ish-ylli i kriketit u deklarua i pafajshëm, dhe pretendoi se përmbajtja e kabllogramit ishte publikuar më parë në media nga burime të tjera. Dënimi për këtë krim është deri në 14 vjet burg apo edhe me vdekje, sipas avokatëve pakistanezë.

Është hera e dytë që Khan akuzohet për të njëjtën vepër pasi gjykata e lartë më parë kishte rrëzuar aktakuzën për arsye teknike, pasi procedura dyshohet se nuk ishte respektuar.

Khan pretendon se kabllogrami është dëshmi e një komploti nga ushtria pakistaneze dhe qeveria amerikane për ta rrëzuar atë nga pushteti në vitin 2022, pasi ai vizitoi Moskën disa ditë përpara pushtimit rus të Ukrainës. Uashingtoni dhe ushtria pakistaneze i hedhin poshtë këto pretendime.

Ai fitoi zgjedhjet e fundit të përgjithshme në 2018 dhe tani ka disa procese që po zhvillohen kundër tij. Khan i quan ato si një përpjekje për përndjekje politike. Ai tashmë është dënuar për korrupsion me tre vjet burgim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori