Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarve B.N dhe A.N, për veprën penale “Pastrimi i parasë në bashkëkryerje”.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i akuzuari B.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej njëviti, për veprën penale “Pastrimi i parasë në bashkëkryerje”.
“Në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 27.05.2021 deri më 26.06.2021, si dhe dënim me gjobë, në shumë prej 15.000,00 euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas njoftimit, i akuzuari A.N është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, për veprën penale pastrimi i parasë në bashkëkryerje si dhe dënim me gjobë, në shumë prej 5.000,00 euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Po ashtu në njoftim thuhet se “Konfiskohen 120 bankënotat e dëmtuara, në vlerë totale prej 6,050 euro, si mjete të cilat janë përdorur me kryerjen e veprës penale. Detyrohen të akuzuarit B.N dhe A.N, që në mënyrë solidare t’ia kompensojnë në emër të dëmit të shkaktuar kërkesën pasurore – juridike të dëmtuarës NLB në Prishtinë, shumën prej 5,900 euro, në afat prej një muaji nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nën kërcënim të përmbarimit”.
Tutje në njoftim të Gjykatës Themelore bëhet e ditur se të akuzuarit detyron që t’i paguajnë shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 200 euro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?