LAJMI I FUNDIT:

Gjykata miraton kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim për Nuhi Ukën

Gjykata miraton kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim për Nuhi Ukën

Policia e Kosovës dhe EULEX-i gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar një aksion kundër një grupi të madh të krimit të organizuar me ç’rast është arrestuar ish- kryetari i Gjykatës së Prishtinës, Nuhi Uka.

Prokuroria kishte kërkuar dje një muaj paraburgim për Nuhi Ukën, kërkesë të cilën e ka miratuar sot Gjykata Themelore në Prishtinë.


Këtë e ka bërë të ditur  për Telegrafin avokati i tij Tahir Rrecaj.

“Po Gjykata sot ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh”, tha Rrecaj.

Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës së Prishtinës, dhe gjashtë të tjerë, dyshohen për tjetërsim pronash – krim të organizuar, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës.

Në kërkim janë edhe 43 të tjerë në mesin e tyre edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla,  ndërsa dy nga të dyshuarit tashmë kanë vdekur./Telegrafi/