LAJMI I FUNDIT:

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit lidhur me rastin e rënies së kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës

Gjykata merr vendim për dy të dyshuarit lidhur me rastin e rënies së kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me rastin e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës, ku la të lënduar një 23 vjeçare.

Për këtë rast janë të dyshuar Ylber Jashari dhe Bekim Baftjaraj. Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë ka marrë vendim për caktimin e masës “ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”, për të pandehurin Ylber Jashari, ndërsa kërkesë për caktim të paraburgimit për të pandehurin Bekim Baftjaraj për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas komunikatës thuhet se gjyqtarja procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës “ndalim për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar” dhe të pandehurit Ylber Jashari i caktohet masa e “ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar”, ashtu që të pandehurit Ylber Jasahri i ndalohet qasja në zyret e Komunës së Prishtinës si dhe kontakti me kolegë e tij të punës.


Rënia e çatisë: Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës dhe një përgjegjes i kompanisë punuese
Lexo po ashtu Rënia e çatisë: Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës dhe një përgjegjes i kompanisë punuese

“Kjo masë, sipas këtij aktvendimi, do të zgjasë nga data 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024 dhe në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga i pandehuri Ylber Jashari, të njëjtit do t’i zëvendësohet kjo masë me masën e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ashtu që të pandehurit Bekim Baftjaraj iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaj.

“Masa e arrestit shtëpiak të pandehurit Bekim Baftjaraj, i llogaritet duke filluar që nga data e ndalimit 22.01.2024 deri me datë 21.02.2024. Konform nenit 181 pararafi 5 të KPPRK, gjykata mund të caktoj masën më të rëndë – paraburgimin, nëse i pandehuri nuk e respekton masën e shqiptuar”, thuhet në vendim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori