LAJMI I FUNDIT:

Gjykata lë në burg të arrestuarit për koncesionin e sterilizimit në Shqipëri

Gjykata lë në burg të arrestuarit për koncesionin e sterilizimit në Shqipëri

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncesionin e sterilizimit 8 vite më parë, Ilir Rrapaj.

Ish-zëvendësministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.


Arrestimet në Shqipëri pas hetimeve të koncesionit të sterilizimit, reagon Rama
Lexo po ashtu Arrestimet në Shqipëri pas hetimeve të koncesionit të sterilizimit, reagon Rama

Gjithashtu u lanë në fuqi masat edhe për 6 personat e tjerë të akuzuar për këtë çështje.

Gjykata vendosi që drejtuesit ekonomikë dhe juridikë të ministrisë së Shëndetësisë, Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj të hetohen me masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata dhe tre anëtarët e tjerë të komisionit, Petref Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi të hetohen në masën e detyrimit të paraqitjes. /Telegrafi/

Hetime për koncensionin e sterilizimit, arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i Shqipërisë
Lexo po ashtu Hetime për koncensionin e sterilizimit, arrestohet ish-zëvendësministri i Shëndetësisë i Shqipërisë