Gjykata Kushtetuese turke shqyrton AK-në

Ky hap pason një thirrje nga kryeprokurori turk që kjo parti të nxirret jashtë ligjit duke thënë se ajo ka një agjendë islamiste. Ai dëshiron gjithashtu që disa dhjetëra anëtarë të partisë, përfshirë kryeministrin dhe presidentin, të ndalohen nga veprimtaria politike.
Më parë partia tha se ky rast ndaj saj ishte një sulm ndaj demokracisë: Ajo ka fituar 47 përqind të votave në zgjedhjet e fundit - shumë me tepër se ndonjë parti tjetër në historinë turke të kohëve të fundit.
Që në vitet 1960 gjykata kushtetuese turke ka ndaluar 20 parti politike.
Qeveria ka filluar hapat për ta ndryshuar kushtetutën për t'u dhënë gjykatave më pak kompetenca për të ndërhyrë.
Rasti i kryeprokurorit turk përqendrohet kryesisht në përpjekjet e qeverisë për të lehtësuar rregullat kundër përdorimit të shamisë islamike nga gratë. /bbc/


















































