LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e lë Aida Dërgutin nënkryetare të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e lë Aida Dërgutin nënkryetare të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar të vendosë masë të përkohshme si dhe të shqyrtojë kërkesën e Albin Kurtit djhe 11 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit nr. 06/V145 të Kuvendit të Republikës së Kosovës përkitazi me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese përfundoi se kërkesa është pa objekt shqyrtimi dhe, si e tillë, kërkesa për masë të përkohshme u refuzua.


“…Propozimi i LVV-së nuk mori votat e nevojshme sipas nenit 67, paragrafi 5, të Kushtetutës, për shkarkimin e Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit dhe, me këtë rast, nuk u plotësuan kërkesat e parapara në nenin 67, paragrafi 5, që Aida Dërguti të shkarkohet nga pozita e nënkryetares”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Telegrafi/

Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e Aida Dërgutit mund ta gjeni KËTU