LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Komerciale i ndaloi punimet, Rama thotë se ndërtimi i Rrugës “A” zgjidh shumë probleme

Gjykata Komerciale i ndaloi punimet, Rama thotë se ndërtimi i Rrugës “A” zgjidh shumë probleme

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka vizituar rrugën “Jim Xhema” në Prishtinë, dhe nga aty ka treguar edhe njëherë rëndësinë që ka ndërtimi i kësaj rruge për të gjithë qytetarët.

Sipas tij, fillimisht rëndësi ka për banorët e lagjes “Kalbria”, të cilët ankohen për kundërmimin e ujërave të zeza tash e 11 vjet.


Gjykata Komerciale ndalon punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, Rama: Vendim politik i ndikuar nga LVV
Lexo po ashtu Gjykata Komerciale ndalon punimet për ndërtimin e “Rrugës A”, Rama: Vendim politik i ndikuar nga LVV

“Ndërtimi i rrguës ‘Jim Xhema’ zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit. Banorët e lagjes “Kalabria” dhe “Prishtina e Re” janë ankuar me të drejtë për rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur”, ka deklaruar Rama.

Po ashtu, ai ka thënë se ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” apo “A”, do të shkarkojë trafikun e kryeqytetit.

“Rruga ‘Jim Xhema’ do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen ‘Kalabria’ me lagjen ‘Prishtina e Re’. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës ‘B’ do të lidhet me rrugën ‘Jim Xhema’. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, ka shtuar kryetari.

Andaj, ka thënë se duke qenë se ndërtimi i kësaj rruge zgjidh shumë probleme, punimet në ndërtimin e rrugës duhet të vazhdojnë sepse” interesi publik është më i rëndësishëm se interesat politike e partiake”.

“Infrastruktura e re në Prishtinë, si kryeqytet i vendit, i shërben gjithë Kosovës. Kryeqyteti është i të gjithëve pa dallim. Transformimet për të mirën e përgjithshme nuk do të ndalen”, ka përfunduar Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori