LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit i vërteton dënimin prej 18 vitesh burg të akuzuarit për vrasje

Gjykata e Apelit i vërteton dënimin prej 18 vitesh burg të akuzuarit për vrasje

Gjykata e Apelit ka refuzuar sot ankesën e të akuzuarit për vrasje dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila e dënoi të akuzuarit me 18 vite e g muaj burg.

Ai është i shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” dhe “Kanosje”.


Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, ky vendim është marrë në fund të vitit 2019, ndërsa aktgjykimi nuk është përfshirë në shkelje të dispozitave të procedurës penale, për më tepër ky dënim i shqiptuar është në harmoni me rrezikshmërinë e veprës penale dhe përgjegjësinë e të akuzuarit si ekzekutor.

“Sipas këtij aktgjykimi L.U. është dënuar më dënim unik prej 18 vjet e 6 amuj burgim, pasi që është shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje” nga neni 178 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 e 1 të KPRK-së, të po këtij kodi. Gjykata e Apelit gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Po ashtu vlerëson se dënimi i shqiptuar ndaj të akuzuarit nga ana e gjykatës së shkallës së parë, është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor, dhe se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i përcaktuar më ligj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori