LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit në Tiranë shqyrton nesër padinë e PD-së për mos regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Gjykata e Apelit në Tiranë shqyrton nesër padinë e PD-së për mos regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Gjykata e Apelit Tiranë do të zhvillojë më 30 mars ora 15.30, seancën gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj për mos regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Alibeaj e ka cilësuar si shkelje regjistrimin nga Komisionin Qendror Zgjedhor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” pasi sipas tij është përdorur sigla dhe emri i PD-së.


Ai ka theksuar se ky përdorim, i shkruar në një dokument zyrtar që ndodhet aktualisht në KQZ është në kufijtë e veprës penale.

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka njoftuar sot se “për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, është paraqitur për shqyrtim çështja Nr. 7 Akti, Datë 27.03.2023 Regjistrimi, me: Paditës Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Indrit Sefa; ndërsa i paditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Objekti, shfuqizimi i vendimit nr.31, datë 21.03.2023 të KAS “Për mospranimin për shqyrtim të kërkesës ankimore nr. 37, datë 21.03.2023 të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë. Shfuqizimi i vendimit nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF) për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Plotësimin e të metave nga ana e kërkuesit Partia e Lirisë duke ndryshuar Marrëveshjen e Koalicionit duke hequr Partinë Demokratike e Shqipërisë nga referimi në këtë dokument”.

Në ankimimin e PD-së thuhet se “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me Vendimin nr.178, datë 18.03.2023, objekt i padisë së mësipërme, ka vendosur: “Regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” (PL – PDK – PBDNJ) “BF”, si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 me parti pjesëtare të tij si më poshtë: a)”Partia e Lirisë” (PL); b) “Partia Demokristiane e Shqipërisë” (PDK); Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij”.

Gjykata e Apelit njofton se një ditë më parë hodhi shortin për përcaktimin e përbërjes së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët, Sokol Ibi (Relator); Manjola Xhaxho (Anëtare); Edlira Petri (Anëtare);Esmeralda Xhili (Anëtare);Alma Kolgjoka (Anëtare). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori