LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin më burgim të përjetshëm Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjetës

Gjykata e Apelit ia vërteton dënimin më burgim të përjetshëm Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjetës

Gjykata e Apelit në Prishtinë, ka njoftuar se ia ka vërtetuar dënimin më burgim të përjetshëm të akuzuarit Nazer Pajazitaj, i cili u shpall fajtor muaj më parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4. e Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas një njoftimi, Apeli gjeti se ankesa e të akuzuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 23.04.209, është e pa bazuar në ligj.


Këto janë tri rastet kur është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë, që nga viti 2013
Lexo po ashtu Këto janë tri rastet kur është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë, që nga viti 2013

“Kolegji profesional i kësaj gjykate, vlerësoj se aktgjykimi i shkallës së parë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë si dhe nuk ka shkelje të ligjit penal. Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit konstatoi se meqenëse në veprimet e të akuzuarit qëndrojnë rrethana posaçërisht rënduese, ashtu sikurse ka vlerësuar edhe gjykata e shkalles se parë, dënimi me burgim të përjetshëm është në harmoni më rrezikshmërinë shoqërore të kësaj vepre dhe shkallen e përgjegjësisë penale të akuzuarit, dhe më këtë dënim do të arrihet qëllimi i ndëshkimit, sikur parasheh neni 44 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Ndryshe, Naser Pajazitaj është akuzuar se ka vrarë kushërirën e tij, 22 vjeçaren Donjeta Pajazitaj, në bjeshkët e Strellcit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori