LAJMI I FUNDIT:

Gjurmët e luftës së Kosovës përmes artit vizual nga 13 artistë

Gjurmët e luftës së Kosovës përmes artit vizual nga 13 artistë

Për herë të parë në Tiranë, 13 artistë nga Lugina e Preshevës , Bujanovci dhe Medvegja po ekspozojnë veprat e tyre në galerinë e artit FAB. Ekspozita e cila titullohet “Larg dhe afër” sjell për publikun artdashës në formën e gjuhës artistike larminë e vepra në të cilat shpalosen gjurmët që ka lënë lufta e Kosovës.

Veprat në këtë ekspozitë bëhen bashkë për të treguar historinë e dy shteteve dhe këtë herë me artit vizual.


Artistët i kanë ekspozuar veprat e tyre në pikturë, skulpturë e instalacione, histori që vështirë të harrohen nga një shtet si Kosova, që shënoi dhe 10 -vjetorin e pavarësisë.

Ekspozita është kuruar Ilir Kaso, me pjesëmarrjen nga: Sabedin Etemi, Avni Behluli, Vjollca Aliu, Eshref Qahili, Ismet Jonuzi, Avni Zairi, Rafet Jonuzi, Lindita Kurtishi-Beqiri, Adrian Limani, Shqipe Jonuzi, Shqipërim Fejzullahu, Irzeme Zeqiri-Mulliqi dhe Leoneta Abdyli.

Ekspozita do të qëndrojë në galerinë e artit FAB deri më datë 26 shkurt. Përveç pjesës së bashkëpunimeve mes artistëve që sipas tyre janë shumë të rëndësishme, këto ditë në Tiranë ajo është dhe në kuadër të 10 -vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në trend Kultura

Më shumë
FALJA

FALJA

Poezi
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
Rreth romanit “Tmerri” të Arben Kondit

Rreth romanit “Tmerri” të Arben Kondit

Kulture
MIZA

MIZA

Poezi
“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?

Kulture
KËNGA

KËNGA

Poezi
Kalo në kategori