LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq: Në Kosovë nuk do të shuhen institucionet e Serbisë

Gjuriq: Në Kosovë nuk do të shuhen institucionet e Serbisë

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq ka deklaruar se serbët në Kosovë mund të jenë të sigurt se askush nuk do t’i shuajë institucionet serbe në krahinë, prandaj, siç ka thënë ai, këtë nuk do ta bëjë as ministrja krahinore Edita Tahiri.

“Marrëveshja e parë e Brukselit dha parimet për vendosjen e Asociacionit të Komunave serbe askund s’e kanë dispozitën se kusht për zbatimin e asaj që përmban marrëveshja, është suspendimi i institucioneve të Serbisë, të cilat Tahiri i quan struktura paralele”, citon Radiokim të ketë thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.


Gjuriq, duke reaguar në deklaratën e Tahirit se Beogradi “me moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit po e ngadalëson fillimin e punës së grupit trepalësh për shpërbërjen e strukturave paralele në Kosovë dhe kjo do të ndikojë në fillimin e punës për hartimin e statutit të AKS-së”, ka vlerësuar se zyrtarët e Prishtinës në deklarata për opinion jo rrallë marrëveshjet e Brukselit i prezantojnë ashtu si nuk janë.

“Deklarata e Tahirit është edhe një shembull i praktikës së tillë. Institucione t e Serbisë në Kosovë, në të cilat pjesë jo vetëm 29 organe të përkohshme komunale, por edhe sistemi arsimor e shëndetësor në mjediset serbe, kurrë nuk kanë qenë temë e dialogut të Brukselit”, ka theksuar Gjuriq.

Ai ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën as paralajmërimi i Tahirit se Prishtina do ta shkruajë statutin e AKS-së dhe ka shtuar se statuti për të cilin ka marrëveshje në Bruksel, do të shkruhet nga ekipi për themelimin e AKS-s, pra serbët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori