LAJMI I FUNDIT:

Gjurgjaj: Pakica maqedonase në Tiranë nuk i gëzon të drejtat e saj

Gjurgjaj: Pakica maqedonase në Tiranë nuk i gëzon të drejtat e saj

Kryeredaktori i i gazetës maqedonase ”Ilinden” që botohet në Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, konsideron se pakica maqedonase në Shqipëri nuk ka fituar asgjë nga premtimet e deritanishme të pushtetit në Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, me ndryshimet territoriale janë hequr komunat Gollo Bërdo dhe Gora, ndërkaq maqedonasit vazhdojnë të mos mësojnë në gjuhën e tyre amtare në vendbanimet ku ka numër të konsiderueshëm maqedonasish.


”Gjithashtu nuk njihet ekzistimi i pakicës maqedonase në tërë territorin e Shqipërisë, por edhe të drejta tjera që u takojnë maqedonasve me konventa”, thotë për Makfaks, Nikilla Gjurgjaj.

Zgjidhje më të mirë sipas Gjurgjaj do të ishte dalja e maqedonasve me kandidatë të tyre./Telegrafi/