LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq votoi në Podgoricë dhe i dërgoi një mesazh Serbisë: Do të duhet të ndryshoni qëndrimin ndaj fqinjëve tuaj

Gjukanoviq votoi në Podgoricë dhe i dërgoi një mesazh Serbisë: Do të duhet të ndryshoni qëndrimin ndaj fqinjëve tuaj

Presidenti aktual i Malit të Zi dhe njëherit kryetari i Partisë Socialdemokrate, Millo Gjukanoviq ka votuar sot në Podgoricë.

Ai ishte nën shoqërimin e gruas Lidija dhe djalit Bllazha, të cilët u panë duke shkuar në një shkollë në Podgoricë për ta kryer obligimin qytetarë.

Ai para gazetarëve tha se pret të ketë një proces të rregullt zgjedhor, transmeton Telegrafi.


“Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre dhe besoj se ashtu do të jetë. Është një moment i mirë që Mali i Zi të paralajmërojë rikthimin në rrugën e zhvillimit evropian, se po fillon një kohë e re më emirë ku Mali i Zi do të tregojë karakterin e vërtetë”, tha Gjukanoviq.

I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai tha se për momentin ato varen nga “fqinji që përpiqet të ndërhyjë në proceset e brendshme të atij vendi”.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të jenë ashtu siç duhet dhe siç janë me fqinjët e tjerë. Sigurisht që mund të jenë më mirë, për sa më përket mua, ne kemi absolutisht një derë të hapur. Serbisë do t’i duhet të ndryshojë marrëdhëniet me fqinjët e saj, veçanërisht me Malin e Zi, ku po përpiqet të organizojë jetën e serbëve, por shteti i Malit të Zi duhet ta bëjë këtë. Asnjëherë nuk jemi përpjekur të ndërhyjmë në rregullimin e jetës së qytetarëve tanë në vende të tjera. Respektoni shtetin dhe atë që është dhe ju jeni të mirëseardhur këtu dhe do të merrni atë që prisni, por jo me koston e shtetësisë së Malit të Zi”, tha Gjukanoviq.

“Duhet theksuar se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi deri në mesditë kishin votuar rreth 168.700 votues ose 31.1 për qind e qytetarëve me të drejtë vote”, njoftoi Qendra për Tranzicion Demokratik.

Sipas të dhënave të asaj organizate joqeveritare, në rajonin jugor kanë votuar 25,8 për qind, në rajonin qendror 33,6 për qind dhe në rajonin verior 31,3 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori