LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Kisha Ortodokse Serbe është një instrument i nacionalizmit dhe interesave ruse në Ballkan

Gjukanoviq: Kisha Ortodokse Serbe është një instrument i nacionalizmit dhe interesave ruse në Ballkan

Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht është një instrument i nacionalizmit Serbo Madh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan.

Kështu thotë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në një intervistë për median kroate Jutarnji List, përcjell Telegrafi.

“Është më se e qartë se Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm që ishte përfshirë në mënyrë të pahijshme në zgjedhje, por ishte edhe aktori më aktiv në politikë. Kisha Ortodokse Serbe është vazhdimisht një instrument i nacionalizmit Serbo Madh dhe interesave perandorake ruse në Ballkan. Këtë herë, KOS e bëri hapur. Pas zgjedhjeve, një nga zëdhënësit e Kishës Ortodokse Serbe tha se Kisha do të tërhiqet nga jeta politike, e cila vetëm e konfirmoi të gjithë këtë”, tha Gjukanoviq.


Ai ka thënë se vitin e fundit, pothuajse secili zyrtar serb ka ndërhyrë në jetën politike të Malit të Zi.

“Pothuajse nuk ka asnjë zyrtar serb që nuk ka ndërhyrë drejtpërdrejt dhe brutalisht në jetën politike të Malit të Zi gjatë vitit të fundit”, tha ai.

Gjukanoviq në këtë intervistë ka kujtuar edhe ndërhyrjen ruse, e cila sipas tij është bërë për ta parandaluar antarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Ballkani ka qenë gjithmonë në vijën e parë të interesave të ndryshme botërore. Disa vjet më parë, ne ishim nën sulmin e interesave ruse të cilët donin të parandalonin Malin e Zi nga anëtarësimi në NATO”, tha ai.

Të mërkurën në Mal të Zi është konstituuar përbërja e re e Kuvendit në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, të drejtuara nga Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.

Në seancë nuk mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori