Nga: Mehmet Elezi
1.
Më ra në dorë një libër i Xhevat Lloshit: “Fjalorët e shqipes me turqishten”(?). Një lloj mllefi për disa gjuhëtarë e vepra të njohura dhe për Fjalorin e M. Elezit (41.000 fjalë që nuk gjinden në fjalorët e Akademisë, 2006) duket jopërfaqësues për një njeri të dijes. I panevojshëm, i padobishëm.
2.
Një roman është fryt i talentit dhe punës së shkrimtarit, por fjalësi i një fjalori s’krijohet nga dikush. Atë e ka krijuar gjuha, qysh nga fillesa. Hartuesi nxjerr fjalë nga balta, mbledh, regjistron. Fjalori i Elezit ka të meta; të meta deri në dhimbje kanë fjalorët e Akademisë. Por, kush kokrron vetëm të meta, duke i zmadhuar sipas ëndjes, ka arsye vetjake ose shtysa të nënvetëdijes.
Nuk dua të besoj se prof. Lloshi është dëshpëruar që Fjalori i ME rivlerëson pasuri të gjuhës shqipe, të përjashtuara për arsye jashtëgjuhësore.
3.
Z. Lloshi merr një shpatë, pret symbyllur grimca me shpatë, i mpreh symbyllur me shpatë dhe i quan argumente të thella. Fjala e vjetëruar hajduk është një nga këto grimca. Lloshi shkruan se në fjalorin e ME fjala hajduk “është quajtur nga turqishtja, por në këtë gjuhë nuk ka një fjalë të tillë”; kjo dëshmon «sa larg është ai libër nga shkenca».
Nuk ndodh kurrë në shkencë që studiuesi t’i shtrembërojë edhe citimet. Por, ja që te Lloshi ndodh. Askund në Fjalorin e ME nuk thuhet se hajduk vjen nga turqishtja. Aty saktësohet, fjalë për fjalë: (prej hung., tur.), domethënë prej hungarishtes, hyrë në shqip nëpërmjet turqishtes 1).
Kjo është njëra anë.
Ana tjetër: megjithëse z. Lloshi e përjashton prerë, këtë fjalë e ka turqishtja. E pohojnë mjeshtër të mëdhenj dhe turkologë. Çabej: “Prej turq. haydud, e kjo prej magj. hajdú, shm. hajduk”. Dizdari në të njëjtën hulli, u referohet edhe albanologëve Majer (Meyer), Veigand (Ëeigand)… Sami Frashëri, cituar prej tij: “tur. hajdúd, hajdút, vjen prej tur. haydamák ‘cub malesh, thyes xhadesh, vjedhës’ ose nga hungarishtja hayduk”.
Besoj se dijetarë të tillë nuk janë “sa larg nga shkenca”. Ani pse z. Lloshi priret nga tjetër mendim.
Kaq sa me krijue një ide për seriozitetin e studiuesit Lloshi.
4.
Ai është marrë me gjuhën, por vështirë përmendet ndonjë vepër e tij. Libri që ka habitur ata që e kanë parë është jo i Lloshit, por për Lloshin. Një monografi për të.
Deri sot, me ç’di, monografi për së gjalli janë botuar vetëm për dy emra. Për Ismail Kadarenë, gjeni i letrave (jo mirëfilli monografi), dhe për… Xhevat Lloshin.
Gjuhëtar unik, me “këngë për së gjalli”!
________
Në Fjalorin e ME, fq. 28, SHKURTIMET, shkruhet: “tur. = turqisht ose nëpërmjet turqishtes”. Po aty saktësohet: “Në rastet kur janë vënë disa shkurtime rresht, sipas rendit të tyre dëshmohet rruga që ka ndjekur fjala për të hyrë në gjuhën shqipe; p. sh. “prej pers., tur.”, do të thotë se fjala është me gurrë perse, ka hyrë në turqisht, prej aty në shqip”.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë