Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni konsiderojnë se partitë politike ditët e fundit të fushatës për raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 29 tetor, kanë vënë në funksion gjithë arsenalin politik, jo për të prezantuar projektet në funksion ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, por në denigrimin, dhe nxirjen e kundërshtarëve politikë për paaftësi profesionale, lidhje me struktura të errëta kriminale, apo marrëveshje të fshehta.
Socilogu Ali Pajaziti konsideron se fushata zgjedhore para raundit të dytë zgjedhor po përcillet me një makevializëm të paparë, ku partitë politike atakojnë kundërshtarët politikë.
Sipas tij kjo ndodh si rrjedhojë e ndryshimit të përllogaritjeve të numrave se kush do të dalë fitues pas bashkimit të dy partive politike, Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, koalicion ky që do të përballet me kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është në koalicion me Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë, që drejtohet nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
“Në këtë drejtim, pushteti aktual komunal (tek shqiptarët) ka një disavantazh të madh, për shkak të projekteve të parealizuara e që shfrytëzohet nga blloku opozitarë, i cili sa i përket menaxhimit të komunave nuk ka aspak mëkat sepse nuk ka qenë pjesë e drejtimit të tyre, nuk e ka arritur të gjejë mënyrën për të shprehur vizionin e vetë sa i përket të ardhmes së komunave me shumicë shqiptare, përkatësisht se si do të duhej ato të dukeshin me një menaxhim të ri”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Ali Pajaziti, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Përderisa në kampusin politik maqedonas, ku socialdemokratët kanë arritur të sigurojnë drejtimin e 37 komunave që në raundin e parë, kundrejt tre komunave që ka arritur të sigurojë OBRM-PDUKM e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka munguar përballja mes kandidatëve për kryetarë komune edhe në raundin e parë.
Por, në mediat sociale zhvillohet një luftë e ashpër, ku paritë politike ofendojnë njëra-tjetrën për tradhti kombëtare apo korrupsion, në vend se të komunikojnë me qytetarët për projekte konkrete.
Në këtë drejtim komunikologu maqedonas, Klime Babunski ligjërues në Universitetin e Shkupit, për Radion Evropa e Lirë thotë se nxitja e fushatës negative zgjedhore para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoni, ka të bëjë me mungesën e kulturës politike, por dhe faktin se për disa drejtues të partive humbja në zgjedhje do të thotë dhe fund i karrierës politike.
“Në esencë, përmes propagandës negative synohet të aktivizohet ajo pjesë e elektoratit e cila nuk është e përcaktuar. Në këtë mënyrë tentohet të përfitohet vëmendja këtij trupi elektoral i cili qëndron inert ndaj zhvillimeve”.
“Në më shumë raste kemi të bëjmë dhe me ndërhyrjen në jetën private të kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje, madje dhe liderëve të partive politike me qëllim që të nxitet sa më shumë që është e mundur oponenti politik. Kjo ndodh kur nuk ka ofertë kualitative për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballen qytetarët”, thotë Babaunski.
Fushata negative përmes mediave sociale është më prezentë në kampusin politik shqiptarë, ngase në balotazh janë futur pothuajse të gjitha komunat me shumicë shqiptare, siç janë ato dy të Shkupit Çair dhe Saraj, si dhe komunat e mëdha siç është ajo e Tetovës, Gostivarit, Strugës, Dibrës etj.
Në këtë drejtim, Ali Pajaziti konsideron se përderisa partitë politike atakojnë ashpër njëra-tjetrën, në elektoratin shqiptarë ndërhyn influenca e partive maqedonase, përkatësisht ajo e social-demokratëve të kryeministrit Zoran Zaev.
“Thënë kushtimisht goditjet ‘poshtë belit’ nuk i kontribuojnë kauzës shqiptare, por vetëm se acarojnë, tendosin situatën, krijojnë elektrizimi brenda elektoratit shqiptarë, duke krijuar hapësirë për gjuajtjen e peshkut nga partitë politike maqedonase, përkatësisht kultura e re e politikë bërjes që unë e kam quajtur si një ‘Zaevizëm’ që tenton të kolonizojë hapësirën politike të shqiptarëve”, thotë Pajaziti.
Të dielën, më 29 tetor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore në Maqedoni në 35 komuna.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çeku: Terroristët shkatërruan strukturën fizike të Manastirit të Banjskës – po presim vlerësimin e dëmeve që pastaj të ndërhyjmë

Tajani dhe Rama kryesojnë Komitetin e Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri

Kurti: Të dielën është cenuar siguria e integriteti territorial i shtetit

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Aeroporti i Kukësit nuk po kryen fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

Vrajolli: Përfshirja e Radoiçiqit në sulmin ndaj policisë në veri - indikacion i drejtpërdrejt që ka involvim të shtetit serb

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Majko: Kurti po bën detyrën si kryeministër, kërkohet vetëm koordinim me Perëndimin dhe NATO-n

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë