LAJMI I FUNDIT:

Gjuha maqedonase bëhet shkak i refuzimit të shumë kërkesave për shtetësi

Gjuha maqedonase bëhet shkak i refuzimit të shumë kërkesave për shtetësi

Rreth 2000 qytetarë kanë marrë përgjigje pozitive për shtetësinë e Maqedonisë gjatë tre viteve të fundit, ndërsa rreth 300 qytetarëve të tjerë u është refuzuar kërkesa për shtetësi.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) tregojnë se një nga arsyet kryesore për refuzimin e dhënies së shtetësisë ka qenë mosnjohja e gjuhës maqedonase, vlerësim të cilin e bën një komision i posaçëm, i cili funksionon në kuadër të Qeverisë.


Përgjigje pozitive në bazë të natyralizimit rreth 25.
Përgjigje pozitive në bazë të rikthimit të nënshtetësisë rreth 300.
Përgjigje pozitive në bazë të kurorës rreth 1500.

Përgjigje negative për shkak të mos plotësimin e kushteve për vendqëndrim rreth 71.
Përgjigje negative mbi bazë të vendimit të DSK janë dhënë rreth 70.
Përgjigje negative nga mosnjohja e gjuhës rreth 50.
Përgjigje negative për mosplotësimin e kushteve/dokumentacionit për kurorë rreth 20 përgjigje negative.
Përgjigje negative për mossigurimin e mjeteve për ekzistencë 2-5.

Zëvendësministri Agim Nuhiu thotë se ndryshimet e Ligjit të shtetësisë në vitin 2011, nuk janë të mjaftueshme për të thjeshtësuar procedurat e marrjes së shtetësisë.

Lehtësimin e procedurës për fitimin e shtetësisë e kërkoi edhe deputeti i BDI, Ejup Alimi në seancën e Komisionit parlamentar për monitorimin e punës së DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, ku pardje u shqyrtuan raportet vjetore. Alimi tha se përgjigja për marrjen e shtetësisë duhe të jepet në kohë më të shkurtër.

“Në afat praj gjashtë muajve të marrin përgjigje nga institucioni relevant si dhe për bazë të merren bazat vetëm për aplikuesit dhe të mos shtrihen kërkesat edhe për rrethin më të gjerë, siç ishte praktikë deri më tani”, tha Alimi.

Mediat në vend ndër vite kanë publikuar raste nga me ekstremet kur individëve që jetojnë tërë jetën në Maqedoni, nuk u është dhënë shtetësia përkundër faktit se anëtarët tjerë të familjes janë shtetas të Maqedonisë. /Almakos/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori