LAJMI I FUNDIT:

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, sfidë bashkëkohore

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, sfidë bashkëkohore
Foto: Ilustrim

Interneti ua ka mundësuar njerëzve në gjithë botën të lidhen, komunikojnë dhe të ndajnë informacione me njëri tjetrin. Mirëpo, përveç influencës pozitive që ka në shoqëri, ka sjell me veti edhe potencialin për dëm. Mesazhet urrejtëse dhe nxitjet për dhunë shpërndahen në mediat sociale në mënyra që nuk ishin më parë të mundshme.

Gjuha e urrejtjes në internet mund të ‘udhëtoj’ nga një platformë në platformën tjetër. Sipas një dokumenti të UNESCO-s, edhe kur përmbajtja e gjuhës së urrejtjes hiqet, ajo mund të gjejë shprehje diku tjetër, ndoshta në të njëjtën platformë me një emër tjetër ose në hapësira të ndryshme në internet. Gjithashtu, nëse një faqe në internet mbyllet, ajo mund të rihapet shpejt duke përdorur një shërbim në internet me rregullore më pak të rrepta.


ADL.org ka bërë një anketë me qëllim që të kuptojmë se ku gjendet gjuha e urrejtjes më aktive. Nga ata të anketuar që ishin ngacmuar në internet, mbi gjysma (56%) raportuan se të paktën disa nga ngacmimet e tyre ndodhën në Facebook. Një pjesë më e vogël kanë përjetuar ngacmime ose urrejtje në Twitter 19%, YouTube 17%, Instagram 16%, WhatsApp 13%, Reddit 11%, Snapchat 10%, Twitch 8% dhe Discord 7%.

Gjuha e urrejtjes në Kosovë është shumë e përhapur, e më së shumti mund të vërehet në komente të portaleve të pothuajse çdo lajmi thotë Granit Mavriqi, njohës i rrjeteve sociale.

“Gjithashtu në Kosovë është krijuar një trend që për çdo send që nuk të pëlqen direkt si përgjigje ose koment përdoret një gjuhë e tillë ka edhe shumë raste ku vetë komentuesit nuk janë te  vetëdijshëm që janë dukë përdorur gjuhë të urrejtjes”, tha Mavriqi.

Sipas Mavriqit, duhet të ketë kampanja vetëdijesuese për edukimin e përdoruesve të internetit për shkak që shumica nuk janë mjaftueshëm të informuar se çka është gjuha e urrejtjes dhe pse nuk duhet të përdoret. Sa i përket kësaj, ai shpreh se organet e drejtësisë duhet të jenë më aktive në publikimin e çdo numri të personave që merren në pyetje dhe ata të cilët gjobiten për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

“Ti je djalë shumë analfabet edhe pse të doket vetja se din diçka po ti je gomar te na thojn hajvan ksi femi i duhen Kosovës me dhan komente ty duhet met prit ligji i Enver Hoxhes me konop te sheshi”, ka shkruar një komentues në platformen Facebook drejtuar ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi. Ambasadori kishte shpërndarë një artikull francez në llogarinë e tij në Twitter, artikull i cili në ballinë përmbante karikaturën e profetit Muhamed, akt që mori reagime të shumta nga populli i Kosovës.

Kosova ka ligjin kundër gjuhës së urrejtjes sa i përket veprimeve të ndaluara ndaj subjekteve politike.

Paragrafi i parë i nenit 33 të Kodit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës thotë si në vazhdim:

“Përdorimi i gjuhës, në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon, ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve, ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo lloj materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë; [Kjo shkelje gjobitet me 10,000 deri ne 30,000 euro sipas rregullores 01/2012 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa].”

Ndërkohë, me gjuhë të urrejtjes kohëve të fundit është përballur edhe aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, pas publikimit të lidhjes së saj me futbollistin 21-vjeçar me prejardhje nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld. Lidhja e tyre mori kritika të shumta dhe nuk u prit krahë hapur nga shoqëria kosovare, të cilët vazhdimisht shpërndajnë komente që përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Oj qur po çka po shef mirë te ky afrikan, a nuk ka shqiptar për ty a?”, shkroi një komentues në media sociale.

Në një dokument të ELSA “Online Hate Speech: Hate or Crime?”, thuhet se dallimet në sisteme ligjore kombëtare paraqesin sfidë kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes në internet. Interneti është medium global dhe materialet të cilat mund të shikohen në vende me rregullore më të rreptë janë në të vërtetë jashtë autoritetit të gjykatave të atyre vendeve. Pra, nëse ndonjë përmbajtje ekstremiste është e paligjshme dhe subjekt i heqjes në ndonjë vend Evropian, nuk mund të hiqet gjithmonë sepse serverat e tyre shpesh ndodhen në SH.B.A.

Gjuha e urrejtjes ka efekte negative edhe në shëndetin psikologjik, tregon psikologu, Fikri Hajdari.

Frustrimi, shqetësimet psiko-emocionale, dhe ndjenjat e pakënaqësisë merren si pasojë e komunikimit joadekuat.

“Interneti nxit reagimet e ashpra sidomos kur identiteti mbahet i fshehur nga agresori, në fakt shumë njerëz mbajnë profile false për të shprehur ndjenjat denigruese e shfrenuese që vijnë nga njerëz të frustruar”, tha Hajdari.

Në raportin e bërë nga Qendra Kombëtare e Informacionit Bioteknologjik (NCBI), është konstatuar se ekspozimi i një individi ndaj gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale ndikon në shprehjen e stresit në internet. Në fakt, kur këta individ ekspozohen ndaj urrejtjes, tregojnë një varg të gjerë të nivelit të stresit, të cilat i karakterizojnë duke përdorur një konstrukt të bazuar në qëndrueshmërinë psikologjike ndaj urrejtjes. Individët me durim më të ulët kanë tendencë të shfaqin ndjeshmëri më të madhe emocionale dhe neurotizëm.

Mavriqi thotë që portalet duhet të vendosin mekanizma në mënyrë që të identifikohen përdoruesit që praktikojnë komente me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe ti mënjanojnë ato “pasi që injorimi i këtij fenomeni po e bënë këtë që çdo ditë e më shumë të shndërrohet në trend.

Vesa Morina, Ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në kolegjin UBT, është duke punuar në një projekt për detektimin dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Projekti ka për qëllimi identifikimi e gjuhës së urrejtjes si dhe raportimin në rrjetet sociale përkatëse në mënyrë që të eliminohet gjuha e përdorur.

rezultatet që mund të fitohen prej një aplikacioni të tillë, janë përmbajtja e një postimi dhe komenteve të tij, raportimi i atyre komenteve që konsiderohen hatespeech dhe eliminimimi nga rrjeti përkatës. Pastaj krahasimi i organizatave të ndryshme se sa përmbajnë material të urryeshëm që ju shfaqin ndjekësve të tyre”, shpjegon Morina.

Morina po ashtu tregon që aplikacioni i ka të integruara disa module të inteligjencë artificiale në mënyrë që në të ardhmen të përshpejtohet detektimi dhe raportimi i këtyre komenteve.

Kodi Penal i Kosovës përmban një shkelje specifike në lidhje me nxitjen e urrejtjes, përçarjen ose intolerancën bazuar në kombësinë, racën, fenë apo përkatësinë etnike. Si një vepër, është përcaktuar mjaftueshëm për të mos ndërhyrë në lirinë e shprehjes. Si i tillë, legjislacioni ekzistues balancon siç duhet legjislacionin për lirinë e shprehjes me legjislacionin që parandalon gjuhën e urrejtjes dhe atë për mbrojtjen e rendit publik dhe sigurinë kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori