LAJMI I FUNDIT:

Gjuha e urrejtjes: Facebook-u s’e kontrollon përmbajtjen, sepse është rritur shumë shpejt!

Gjuha e urrejtjes: Facebook-u s’e kontrollon përmbajtjen, sepse është rritur shumë shpejt!

Problemi i rregullave të Facebook-ut ndaj gjuhës së urrejtjes lidhet edhe me faktin se në vende të ndryshme ekzistojnë rregulla dhe ligje të ndryshme.

Një shenjë e gjelbër ose kryq i kuq shënon dallimin. E gjelbra do të thotë: ende e tolerueshme. E kuqja: fshije!

Disa shembuj?

Thirrjen për të rrahur fëmijët e shëndoshë (“Let’s beat up fat kids”)!

Facebook-u e toleron.

Kurse, nëse dikush do të vrasë presidentin e SHBA-ve (“Someone shoot Trump”) apo kërkon sulme me thikë ndaj hebrenjve (“#stab and become the fear of the zionist”) nuk i toleron dhe i pajisë me një kryq të kuq – pra, postime që duhet të fshihen.

Autoritetet e BE-së apo ato gjermane e kanë të vështirë të marrin informacione të sakta se si vepron rrjeti social Facebook në lidhje me urrejtjen dhe dhunën. Gazeta britanike “Guardian” botoi këtë javë rregullat e brendshme të Facebook-ut në lidhje me seksin, terrorizmin dhe dhunën. Nga ato merret vesh se si mundohet FB të përballojë ankesat nga e gjithë bota për postime me përmbajtje të papërshtatshme.

“Facebook-u nuk e kontrollon më dot përmbajtjen”, citon “Guardian”, një informator të brendshëm, sepse “është rritur shumë shpejt”!

Markus Reuter i organizatës gjermane netzpolitik.org, e vëzhgon prej vitesh FB-në. Ai tha për Deutsche Welle-n se “Facebook-u përpiqet për përmirësime të vazhdueshme. Por, shpesh reagimi për ta shuar ose jo një postim lidhem edhe me mediumin, pra është një fotografi, video apo tekst i shkruar. Në rregulloren e brendshme të Facebook-ut vetëm shkruhet: ‘Ne nuk do t’u lejojmë përdoruesve të shpërndajnë fotografi apo video ku shihen njerëz ose kafshë që vdesin ose janë të plagosur, në qoftë se me to shprehet sadizëm’”!

Problemi i rregullave të Facebook-ut lidhet dhe me faktin se në vende të ndryshme ekzistojnë rregulla dhe ligje të ndryshme, p.sh. fyerja e një figure të lartë shtetërore në Gjermani nuk është e njëjta me një veprim të njëjtë në Tajlandë, thotë Markus Reuter.

Sipas njoftimeve të shtypit, Facebook-u ka sot në botë rreth 4,500 të ashtuquajtura moderatorë që kujdeset për përmbajtjen në faqet e Facebook-ut. Por, ata janë të paguar keq dhe nuk kanë mbështetje psikologjike

Eksperti Reuter tha për DW se “ajo që dëshirojmë nga Facebook-u është më tepër transparencë”. Për shembull çdo katër muaj një raport se çfarë postimesh dhe sa të tilla janë fshirë. Kjo do të ndihmonte më shumë për të përcaktuar se ku mund të flitet ende për liri të shprehjes dhe ku jo. Por, kjo është edhe një çështje kostosh. Sepse moderatorët e Facebook-ut kanë vetëm shtatë deri në dymbëdhjetë sekonda kohë për të vendosur: ta fshij apo jo një postim? Dhe, edhe përdoruesit më brutalë të gjuhës së urrejtjes harxhojnë ndoshta më tepër kohë për postimet e tyre”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori