LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtja me armë, Dardan Gashi, Endrit Shala, Sami Lushtaku e të tjerët e pranojnë fajësinë, thonë se armët ishin me gaz

Gjuajtja me armë, Dardan Gashi, Endrit Shala, Sami Lushtaku e të tjerët e pranojnë fajësinë, thonë se armët ishin me gaz

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe të tjerët e kanë pranuar fajësinë për gjuajtjet me armë në odën e Fatmir Limajt në Malishevë.

Pasi kishte dështuar seanca e kaluar, të mërkurën, është mbajtur seanca fillestare ndaj tyre, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Pasi që aktakuza me pajtimin e palëve është konsideruar e lexuar, Gashi e Shala e kanë pranuar fajësinë.

Ministri Shala ka thënë se nuk e ka ditur se me një veprim të tillë po kryente vepër penale, pasi sipas tij, arma ka qenë me gaz.

Derisa, Lushtaku fillimisht kishte thënë se do të mbrohet në heshtje, pas pauzës ai e ka pranuar fajësinë, pasi ka thënë se këtë po e bënë për shkak që mos të zgjatet ky proces gjyqësor.

Gjuajtja me armë, shtyhet seanca ndaj Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut e të tjerëve
Lexo po ashtu Gjuajtja me armë, shtyhet seanca ndaj Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut e të tjerëve

Fajësinë e kanë pranuar edhe të akuzuarit, Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Krasniqi.

Mbrojtësi i Dardan Gashit, avokati Arianit Koci, ka thënë se klienti i tij nuk e ka ditur që nuk është i lejuar përdorimi i armës me gaz.

Ai ka thënë se të mbrojturit të tij i vjen shumë keq për atë që ka ndodhur dhe se ka premtuar se ai më nuk do ta përsëris një vepër të tillë.

“Meqenëse është bërë pranimi i fajësisë, kërkoj nga gjykata që klienti im t’i gëzojë të gjitha beneficionet e parapara me ligj me pranimin e fajësisë”, ka thënë Koci, duke shtuar se në këtë rast as nuk ka të dëmtuar.

Avokati Myhedin Bekeri, që mbron ministrin Endrit Shala, ka kërkuar nga gjykata që ta ketë parasysh se klienti i tij, në mënyrë të lirë e ka pranuar fajësinë.

Mbrojëtsi i të akuzuarit Behar Emarllahu, avokati Gazmend Sharku, ka thënë se klienti i tij nuk e ka ditur se arma me gaz, hyn në armët me zjarr.

Ai ka thënë se klienti i tij është penduar thellë, duke premtuar se më nuk do të përsëris një vepër të tillë.

“Kërkoj që ndaj të mbrojturit tim të shqiptohet dënim me gjobë”, ka thënë ai.

Mbrojtësi i të akuzuarit Sherif Kastrati, avokati Zyber Zeka, gjithashtu ka thënë se klienti i tij në mënyrë vullnetare e ka pranuar fajësinë.

Ai i ka premtuar gjykatës se nuk do të kryej vepër tjetër penale dhe se shfaq keqardhje dhe kërkon dënim me gjobë për të mbrojturin e tij, duke shtuar që të aplikohen kufijtë e zbutjes së dënimit, për arsye se klienti i tij, siç ka thënë ai, nuk e ka ditur se përdorimi i armës me gaz përbën vepër penale.

Prokurori Ismet Tofaj, ka thënë se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve, pasi sipas tij, një akt i tillë ka mbështetje në provat materiale në shkresat e lëndës.

Sipas tij, edhe gjatë marrjes në pyetje të akuzuarit janë deklaruar se nuk e kanë ditur se arma me gaz përbën vepër penale dhe se gjykata të ketë parasysh rrethanat lehtësuese gjatë shqiptimin të dënimit.

Më pas gjykatësi Njazi Morina, me aktvendim e ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 1 mars 2019, nga ora 14:00.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Lajme
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pas publikimit të raportit nga DASH

Lajme
​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

​Raporti i DASh-it, opozita e vlerëson shqetësues, pushteti mohon ndërhyrjet në sistem të drejtësisë

Lajme
Kalo në kategori