LAJMI I FUNDIT:

Gjuajti me armë, policia arreston një 22 vjeçar në Podujevë

Gjuajti me armë, policia arreston një 22 vjeçar në Podujevë

Policia e Kosovës dje rreth orës 14:30 ka marrë informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë respektivisht në fshatin Lluzhan të Podujevës ka të shtëna me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së informatës njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para gjurmuese dhe të këqyrjes së vendngjarjes kanë arritur të gjejnë një gëzhojë.
Ndërkohë që është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, është zgjeruar horizonti i punës hetimore për të identifikuar personin që ka shtënë me armë, nga vetura e tij në drejtim të veturës tjetër”, thuhet në njoftimin për media.


Veprimet e shpejta hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit; A. T, 22 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe menjëherë pas kësaj policia ka organizuar një operacion bastisjeje në adresën e tij, me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar; Një revole të tipit ZORAKI, kalibrit 7.65 mm, si dhe dy copë fishek.

Policia konform rekomandimit të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit i cili aktualisht është në arrati, ka iniciuar një hetim për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. /Telegrafi/