LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi, PDK: Qeveria po manipulon dhe fsheh të dhënat për Coronavirusin

Gjoshi, PDK: Qeveria po manipulon dhe fsheh të dhënat për Coronavirusin

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar Qeverinë në detyrë   se po i fsheh të dhënat e sakta për pandeminë e coronavirusit.

Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Qeveria Kurti, tash e disa ditë ia ka dorëzuar Beogradit zyrtar sovranitetin e vendbanimeve kosovare ku jetojnë serbët e Kosovës dhe si rrjedhojë, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës nuk po i futë qytetarët serbë të Kosovës tek shifrat zyrtare të të prekurve nga pandemia.


“Qeveria në ikje e Kosovës nëpërmjet ministrisë së shëndetësisë është duke manipuluar të dhënat e përhapjes së coronavirusit në Kosovë. Për të krijuar përshtypjen sikur po bën një punë të mirë ajo po fsheh të dhënat për rastet në Kosovë gjë që e provon më së miri fakti që në faqet zyrtare dhe komunikatat e tyre ende nuk është shtuar rasti i vdekjes së shtetasit të Kosovës nga fshati Brus i komunës kosovare të Leposaviqit. Mediat serbe po flasin për një numër të konsiderueshëm shtetasish kosovarë me përkatësi serbe që janë të infektuar me coronavirus si dhe po raportojnë për rreth 100 shtetas në karantinë”, ka thënë ai.

Sipas tij, duke mos i konsideruar, trajtuar, monitoruar e raportuar shtetasit kosovare të veriut, kjo qeveri e papërgjegjshme në ikje është duke pranuar de-facto ndarjen e Kosovës.

“Para pak ditëve Qeveria e Kosovës ka lejuar hyrjen dhe veprimin në gjithë territorin e Kosovës kudo ku banon komuniteti serb, të rreth 100 mjekëve e infermierëve dhe stafeve shoqëruese logjistike të komanduar nga Beogradi. Lejimi dhe forcimi i strukturave paralele e ka bërë të vështirë monitorimin dhe menaxhimin e përhapjes së epidemisë. Mirëpo kjo gjë i ka leverdisur Qeverisë në ikje Kurti sepse strukturat paralele janë duke u marrë me rastet e shtetasve kosovarë të komunitetit serb të cilët janë të infektuar dhe në këtë mënyrë këto raste nuk raportohen nga autoritetet shtetërore në Kosovë. Për rrjedhojë qeveria edhe mund të mburret duke duke ulur artificialisht numrin e të infektuarve ku nuk përfshihen bashkështetasit serb të cilët po testohen, karantinohen e trajtohen nga Beogradi”, ka shkruar Gjoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori