LAJMI I FUNDIT:

Gjoshi: Edhe Enver Hoxhaj në garë për kryetar të PDK-së

Gjoshi: Edhe Enver Hoxhaj në garë për kryetar të PDK-së

Memli Krasniqi është vetmi deri tani ka zyrtarizuar kandidaturën për të parin e PDK-së, por një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe Enver Hoxhaj në ditët në vazhdim.

Sekretari elektoral i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, tha se nuk janë vetëm këta dy emra, pasi PDK-ja ka disa figura meritore për këtë post.

“Enver Hoxhaj pritet të zyrtarizojë në ditët në vazhdim kandidaturën e tij. Mirëpo do të jenë edhe disa kandidatë tjerë, duke qenë se në PDK ka disa figura tjera të ngritura”, tha Gjoshi për Kanal 10.

Gjoshi tutje shtoi se Konventa e 10-të e PDK-së do të mbahet të shtunën me 3 korrik në ora 9:30.

Kujtojmë, Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë prej fillimit të nëntorit të vitit të kaluar me ushtrues detyre të kryetarit, Enver Hoxhajn, pas dhënies së dorëheqjes të ish-kryetarit Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës ndaj këtij të fundit nga Gjykata Speciale.

Enver Hoxhaj ishte edhe kandidat për kryeministër nga PDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori