LAJMI I FUNDIT:

Gjorge Ivanov do të vizitojë Egjiptin

Gjorge Ivanov do të vizitojë Egjiptin

Presidenti Gjorge Ivanov, prej sot deri të hënën do të vizitojë Egjiptin, ku do të marrë pjesë në Forumin në nivel të lartë nën organizimin e Bibliotekës së Aleksandrit dhe Qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, e cila mbahet në Kairo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofotojnë nga kabineti i presidentit, Ivanov do të mbajë fjalim në forum me temë “Siguria demokratike në kohën e ekstremizmit dhe dhunës”.


Mes tjerash në forum do të bisedohet edhe për “Terrorizmi dhe Kushtetuta”, “Shumicat muslimane dhe shtetet”, “Dialogu ndërfetarë – rasti i Egjiptit” dhe tema tjera.

Gjatë kohës së qëndrimit në Egjipt, Ivanov pritet të realizojë takim edhe me presidentin e Egjiptit, AbdulFetah AlSisi./Telegrafi/