LAJMI I FUNDIT:

Gjorçev: Qeveria e LSDM-së është delegjitimuar, sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje

Gjorçev: Qeveria e LSDM-së është delegjitimuar, sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje

Në konferencën e sotme për shtyp, Vllatko Gjorçev nga OBRM-PDUKM tha se me zgjedhjet e djeshme në Tetovë, pushteti aktual qendror është deligjitimuar.

Gjorçev tha se vendi duhet të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.


“Qeveria e LSDM është delegjitimuar nga një numër i madh i qytetarëve. Krahasimi i votave përmes OBRM-PDUKM dhe LSDM është 2-1, në këshill është 4-2, nëse atë e pasqyrojmë në nivel të Maqedonisë krahasimi edhe në vota edhe në anketa është 400 mijë vota për VMRO-DPMNE dhe 200 mijë për LSDM. OBRM-PDUKM fitoi bindshëm duke i falënderuar qytetarët dhe hajde sa më shpejtë të shkojmë në zgjedhje”, tha mes tjerash Gjorçev.