LAJMI I FUNDIT:

Gjykata gjobiti fermerin human: Heroi i refugjatëve, “armiku” i Francës!

Gjykata gjobiti fermerin human: Heroi i refugjatëve, “armiku” i Francës!

Një fermer francez u gjobit me kusht me 3.000 euro, pasi ndihmoi emigrantët që të kalojnë kufirin franko-italian. Cedric Herrou ka mirëpritur gjithashtu dhjetëra emigrantë në fermën e tij në luginën Roya, në juglindje të Francës.

Shumë njerëz e cilësojnë fermerin 37-vjeçar si një hero dhe, pavarësisht përballjes me drejtësinë, ai është zotuar se do të vazhdojë të ndihmojë emigrantët, diçka që e cilëson si detyrë qytetare.


Prokurori kishte kërkuar 8 muaj liri me kusht për Herrou, por gjykatësi tha se gjoba ishte e mjaftueshme. Edhe vet prokurori në gjyq tha se kauza e fermerit Herrou ishte fisnike, por ligji duhej respektuar.

Herrou është bërë simbol i evropianëve të thjeshtë që kanë ndihmuar emigrantët, të cilët ia mbathin konflikteve ose varfërisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Qindra njerëz u mblodhën para gjykatës në mbështetje të Herrou dhe, mes sloganeve të ndryshme, ai që binte në sy shkruante “krim solidariteti”, transmeton tch.

Aktualisht mësohet se Herrou ka 4 apo 5 emigrantë në fermën e tij. Në gjykatën franceze ka pasur edhe raste të ngjashme si ai i Herrout, por është pikërisht fermeri që ka vëmendjen kryesore.

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori