LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet me 400 euro një biznes në Mitrovicë pasi mashtroi konsumatorin

Gjobitet me 400 euro një biznes në Mitrovicë pasi mashtroi konsumatorin

Komuna e Mitrovicës njofton se inspektorët komunalë sot i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro një subjekti afarist i cili kishte mashtruar një konsumator.

Në njoftim bëhet e ditur se pas pranimit të ankesës të adresuar nga ana e konsumatorit, Inspektori i Tregut ka gjetur se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.

“Çmimi i reklamuar i produktit “Oxo biodegradues” 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit”, thuhet në vendimin e Drejtorisë së Inspekcionit.


“Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë”, thuhet në njoftimin për media të komunës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori