Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar për disa nga të akuzuarit e grupit të trafikut të drogës, i cili u godit në muajin nëntor të vitit 2023 nga SPAK.
Trupa e gjykimit e përbërë nga Erjon Çela kryesues, Bib Ndreca dhe Ardit Mustafaj anëtarë, pranuan kërkesën e 6 të akuzuarve për tu gjykuar me formën e procedurës së shkurtuar, nga e cila mund të përfitojnë ulje të dënimit në rast se shpallen fajtorë për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme.
Konkretisht, u pranua kërkesa e ish-shefit të krimeve në komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga, ndërsa Jonida Babameto, ish-specialiste në zyrën e Interpol Tiranë, dhe Erzen Breçani, ish-zëvendësdrejtues i policisë Tiranë, kërkuan gjykim të zakonshëm.
Ky i fundit në sallën e gjyqit u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK, ndaj do të gjykohet me procedurë të zakonshme në Gjykatën e Tiranës.
“Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam pasur të bëj me këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e ‘pastrimit të parave’, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese.”
Prokurori Vladimir Mara u shpreh se Erzen Breçani ka përdorur një pin në aplikacionin Sky ECC që më parë e ka përdorur bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani.
Ndërkohë, gjykata i ka ndarë nga ky proces personat e tjerë që ndodhen ende në kërkim, mes tyre djali i Erzen Breçanit, Eralbi, Ervin Mata, Artan Sulejmani dhe Bajram Grabova, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej nëntorit të vitit 2023.
Disa nga të pandehurit kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO.
Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “nxjerrje e informacionit sekret”.
Hetimet për këtë dosje u mbyllën më 6 gusht të vitit 2024 nga prokurori Vladimir Mara.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj kujton masakrat në Istog dhe Ferizaj: Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta

BDI: Tensionet ndëretnike si mbulesë për dështimet e Mickoskit, institucionet të veprojnë sipas ligjit

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Tentoi t’i marrë fëmijët nga ish-bashkëshortja, një i arrestuar në Vushtrri

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Rrahje në Suharekë – arrestohen dy vëllezër

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri më 1992 (Foto/Video, +18)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4