LAJMI I FUNDIT:

Gjithmonë duhet ta lini një MONEDHË në FRIGORIFER kur dilni nga SHTËPIA! Thjesht GJENIALE!

Gjithmonë duhet ta lini një MONEDHË në FRIGORIFER kur dilni nga SHTËPIA! Thjesht GJENIALE!

A ju ka rastisur të ktheheni në shtëpi nga puna apo nga një udhëtim i gjatë dhe e keni vërejtur se ora digjitale po e tregon kohën e gabuar?

Mendimet e para janë se sigurisht nuk ka pasur elektricitet dhe thjesht nuk e dini se sa gjatë ka qëndruar shtëpia në gjendje të tillë, transmeton Telegrafi.


Ndoshta nuk ka pasur elektricitet për disa ditë, dhe kjo ka ndikuar që ushqimi t’ju prishet. Kur rikthehet elektriciteti, ushqimet ngrihen prapë dhe ju aspak nuk e dini se në çfarë gjendje kanë kaluar.

Pra, siç e dimë të gjithë, kjo është tejet e rrezikshme sepse disa ushqime janë në rrezik të shpërndarjes së salmonellës dhe baktereve tjera.

Por, sot do të mësoni një mënyrë se si ta zbuloni nëse duhet ngrënë ushqimi apo jo – dhe sa gjatë frigoriferi ka qëndruar pa elektricitet.

Gjërat që ju nevojiten:

– Një gotë

– Një monedhë

– Ujë

Vendoseni ujin në gotë dhe vendoseni në frigorifer që të ngrihet. Kur uji të bëhet akull, vendoseni një monedhë sipër dhe pastaj rivendoseni në frigorifer gotën.

Pastaj, kur të riktheheni nga pushimet apo puna, para se të hani ushqim nga frigoriferi, fillimisht shikoni ku është monedha.

Nëse monedha është ende në maje, atëherë kjo është në rregull. Por, nëse monedha gjendet në fund të gotës, kjo do të thotë se nuk ka pasur elektricitet për një kohë të gjatë. Vetëm atëherë nuk është mirë që të konsumohen ushqimet e gjendura në frigorifer. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori