LAJMI I FUNDIT:

I gjithë Vevçani në këmbë për të shpëtuar ariun e trembur (Video)

I gjithë Vevçani në këmbë për të shpëtuar ariun e trembur (Video)

Shoqëria e gjuetisë ”Crn Kamen” në Vevçani në rrjetet sociale kanë publikuar një video ku shihet se banorët e fshatit Vevçani, të Strugës janë angazhuar për të shpëtuar një ari në periferi të fshatit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ariu i gjorë ishte bllokuar në një tel të fortë dhe e kishte të pamundur që të largohet


Për ta shpëtuar ariun, banorët e fshatit kanë angazhuar edhe buldozer dhe mjete të rënda pune.

Ariu i trembur e kupton qëllimin e gjuetarëve dhe në momentin e fundit bashkëpunon dhe shpëton nga vendi i keq ku kishte mbetur. /Telegrafi/