Liam Payne do të ngjitet në skenë me Rita Orën për ta interpretuar hitin e tyre "For You".

Mirëpo, ka pasur thashetheme se jeta e tij personale është nuk është në momentet më të mira dhe se ka krizë në lidhjen me Cheryl.


liampaynecheryl 1 (Foto: Getty Images)

Partnerja e këngëtarit është xheloze për kohë që kalon ai me këngëtaren shqiptare gjatë koncerteve dhe evenimenteve të shumta.

Cheryll2 2 (Foto: Getty Images)

Madje ishte raportuar se çifti ishte në prag të ndarjes. Sidoqoftë, Cheryl ka vendosur që t'i heshttë këto spekulime duke u paraqitur në krahë të partnerit të saj.

liampaynecheryl 2 (Foto: Getty Images)

Sipas njoftimeve të mëparshme, këngëtarja dëshiron të jetë e pranishme dhe ta mbështesë Liamin kur ai të shfaqet në skenë.

Cheryll2 1 (Foto: Getty Images)

Është raportuar se çifti nuk po gjen kohë për njëri-tjetrin për shkak të orareve të ngarkuara, ndërsa ata duhet të ndajnë kohë edhe për djalin e tyre 11 muajsh.

RitaOraFb (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Cheryl do ta ketë shumë të vështirë që të përmbahet nga xhelozia, pasi që Rita Ora ka shkëlqyer me dukjen e saj në Brit Awards.

Pritet të shihet reagimi i saj kur Liam dhe Rita do ta interpretojnë në skenë hitin e tyre. /Telegrafi/

RitaOraFb (Foto: Getty Images)