Deputeti Daut Haradinaj prej vitesh është i martuar me bukuroshen Lola Haradinaj.

Çifti kanë një jetë të lumtur familjare, dhe jetojnë prej vitesh së bashku në Prishtinë.


Ata janë prindër të dy fëmijëve: Davidit dhe Trojës.

Lola është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi shumë të veçanta në llogarinë personale në Instagram.

Haradinaj i ka prezantuar fansat me dy portrete familjare, ku në njërën prej tyre shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët, ndërsa në tjetrën krah familjarëve të saj të shtëpisë Muçaj.

”Gjithçka e imja”, ka shkruar Lola në portretin e familjes së saj, ku në asnjërën prej tyre nuk i mungon buzëqeshja.

Komentet dhe pëlqimet nga ndjekësit e saj kanë qenë të shumta. /Telegrafi/