Gjithçka që duhet të dini para mamografisë suaj të parë!

Mënyra më e mirë për të kapur në fazat e tij të hershme kancerin e gjirit, është: kryerja e rregullt e mamografisë, një imazh me rreze-X rë indin të gjirit
“Objektivi i një mamografie është të diagnostikojë shqetësimet e gjirit para kancerit ose në fazën më të hershme të kancerit”, thotë Makeba Williams, gjinekologe.
Kontrolli ndihmon në parandalimin dhe shmangien e diagnozës së vonë, trajtime më intensive dhe në fund të fundit, ndihmon në përmirësimin e mbijetesës së një gruaje nëse ajo me të vërtetë ka kancer të gjirit, shpjegon Dr. Williams.
Të gjithë ekspertët bien dakord që çdo grua duhet ta bëjë rregullisht, sidoqoftë ka një sërë rregullash se në ç’moshë duhet të fillojë dhe sa shpesh duhet të bëhet.
Kur duhet ta bëjnë gratë mamografinë e tyre të parë?
Të gjitha organizatat bien dakord që gratë të kenë mundësinë ta fillojnë kontrollin në moshën 40 vjeç.
Sidoqoftë, ky është një vendim që duhet ta merrni me mjekun tuaj.
Për gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit, shtete të caktuara rekomandojnë që gratë të fillojnë mamografinë në moshën 50 vjeç, pastaj përsëri çdo 2 vjet pas së paku moshës 75 vjeç.
Shoqata Amerikane e Kancerit rekomandon që gratë të fillojnë mamografinë në moshën 45 vjeç dhe ta vazhdojnë atë çdo një vit deri në moshën 55 vjeç, më pas, sugjerohet që mamografia të bëhet çdo 2 vjet deri në moshën 75 vjeç.
Shumë gjinekologë sugjerojnë të njëjtën gjë, por që mamografia të nisë që në moshën 40 vjeçare.
Pse ka disa mendime të kundërta sa i përket pyetjes së mësipërme?
Mospërputhja rreth moshës më të mirë për të filluar shqyrtimet, të gjitha kanë të bëjnë me balancimin e përfitimit nga kapja e hershme e kancerit me dëmet e mundshme – koston, ankthin, shqetësimin për të bërë vetë testin aktual, diagnozën e tepërt, trajtimin e tepërt apo edhe një “pozitive false”.
Ka më shumë të ngjarë që të merrni një përgjigje pozitive të rremë midis moshës 40 dhe 49 vjeç (prandaj janë edhe këto mendimet e ndryshme në atë interval moshe).
Pse nuk nevojitet një mamografi në moshë të re?
Rreziku mesatar i gruas për kancer gjiri gjatë dekadës së ardhshme është 1 në 208 në moshën 30 vjeç, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Për shkak se rreziku është kaq i ulët para 40 vjeç, mamografia e hershme rrezikon diagnozën dhe trajtimin e tepërt nëse nuk jeni veçanërisht me potencial për rrezik.
Kush konsiderohet me rrezik më të lartë?
Kushdo që ka një histori familjare të kancerit të gjirit konsiderohet me rrezik të lartë, madje duhet të fillojnë t’i nënshtrohen një mamografie rregullisht para të 40-ve.
Kur mund të ndaloni së bëri mamografi?
Shumica e organizatave profesionale rekomandojnë që gratë të bëjnë mamografi rregullisht deri në 75.
“Pas kësaj, flisni me mjekun tuaj nëse duhet të vazhdoni të bëni kontrollimin rregullisht”, këshillon Dr. Williams.
Rreziku juaj është dukshëm më i ulët pas moshës 75 vjeç, por jo zero.
Çfarë të prisni nga një mamografi?
Për mamografinë tuaj, do të duhet të zhvisheni plotësisht nga beli lart dhe të vishni një fustan, pastaj të qëndroni përpara një makine me rreze X. Kjo mund të jetë një përvojë e sikletshme për disa.
Pastaj, njëri nga gjinjtë tuaj do të vendoset midis dy pllakave të sheshta, plastike. Presioni këtu mund të jetë i pakëndshëm për disa, pasi pllakat synojnë të “rrafshojnë” gjoksin tuaj sa më shumë që të jetë e mundur sepse është e nevojshme që sasia më e madhe e indeve të jetë e dukshme në skanim.
Si të përgatiteni për mamografinë?
E vetmja gjë që duhet të bëni për t’u përgatitur është të shmangni përdorimin e locioneve ose deodorantit ditën e mamografisë tuaj. Këto produkte zakonisht kanë substanca në to, që shfaqen në rrezet X dhe e bëjnë të vështirë leximin për mjekun tuaj.
Gjithashtu, sigurohuni që të caktoni grafinë tuaj javën menjëherë pas menstruacioneve. Gjinjtë tuaj janë më pak të butë pas menstruacioneve dhe kjo mund të ndihmojë në çdo shqetësim nga presioni i pllakës.
Burimi: Instyle, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pesë pyetje që zhvillojnë inteligjencën emocionale tek fëmijët, sipas psikologes

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Influencerja ndan metodën ideale për aplikimin e 'blushit'
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?