LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për Karnavalin Golden Eagle

Gjithçka gati për Karnavalin Golden Eagle

Tashme të gjitha përgatitjet janë bërë që Karnavali Golden Eagle të jetë një festë e madhe për gjithë qytetin e Suharekës.

Duke pasuar parasysh edicionin e parë të Karnavalin “Golden Eagle” vitin e kaluar ku pjesëmarrja e qytetareve ishte mjafte e madhe, në edicionin e ti të dytë sipas organizatorëve ky Karnaval pritet të ketë një pjesëmarrje masive nga të gjithë qytetaret, pasi interesimi i qytetarëve për edicionin e dytë po behet çdo ditë edhe më i madhe.

Në Karnavalin Golden Eagle do të përformojnë mbi 20 grupe nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Spanja e Meksiko. Fillimisht  me parakalimin në qendër të qytetit, për te vazhduar me programin afër palestrës së sporteve.

Grupet qe do të marrin pjesë janë:Baleti, “Shoqëria Artistike Jehona”, “Shoqëria Artistike Koha”,”Ansambli Shota”, “Artisti i rrugës Karcocha”,  Mexico”, “Mirror Man”, banda frymore “Cesk Zadeja”, “Quest Style”, “Crew” etj. Dhe në funde me një koncerte nga Ronela Hajati e Majk.

Kujtojmë se Karnavalin “Golden Eagle” mbahet me datë 22 Qershor duke filluar nga ora 17:00 dhe do të vazhdoj gjerë në orët e vona të mbrëmjes.

Artikull i Sponsoruar