Gjithçka baras, Rudiger shënon golin e dytë për Chelsean në “Santiago Bernabeu”

Chelsea po zhvillon një ndeshje të bukur ndaj Real Madridit në kuadër të ndeshjes kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese po del të jetë interesante, ku Chelsea ka shënuar edhe golin e dytë duke barazuar shifrat e përgjithshme në 3-3.
Golin e parë e shënoi Mason Mount për 1-0 në pjesën e parë.
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea ka arritur të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger duke quar rezultatin në 2-0.
Tashmë gjithçka është e barabartë dhe me minutat e mbetur pritet një lojë e zjarrtë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/04/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































