LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa50 me një super lojë shpërblyese!

Gjirafa50 me një super lojë shpërblyese!

Të gjithë ata që luajnë video lojëra, do të jenë shumë të lumtur me lojën “BONU GAMER”.

Gjirafa50.com, dyqani më i madh online i pajisjeve teknologjike, ka organizuar lojë shpërblyese për të gjithë ata qe blejnë produkte të video lojërave në gjirafa50. Duke filluar nga sot, 21 mars, e deri me 31 mars, të gjithë ata që blejnë një produkt ‘gaming’ bëhen pjesë e lojës shpërblyese “BONUGAMER”.


Gjithashtu, pjese e kampanjës “BONU GAMER”, në shitje janë edhe gjashtë pako të kombinuara me produkte esenciale ‘gaming’, të krijuara për t’iu përshtatur llojeve të ndryshme të video lojërave.

Pakot përmbajnë konzola, konzola portabël, laptopë gaming, kompjuterë gaming, dëgjuese, etj. Kjo kampanjë e dedikuar ekskluzivisht për njerëzit që luajnë video lojëra, të njohur si “GAMERS”, po ofron zgjedhje për të gjithë.

Shpërblimi i kësaj loje do të jetë njëra nga këto gjashtë pako të kombinuara në vlerë prej 1000 eurosh, ndërsa fituesi do të shpallet më 31 mars në faqen e Facebook të Gjirafa50, përmes një videoje LIVE.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj loje, klikoni KËTU. /Telegrafi/